Në lidhje me rajonet, sipas rezultateve mesatare, edhe këtë vit më së miri qëndron Rajoni i Pellagonisë, ndërsa më dobët në Rajonin e Pollogut. Komunat u përgjigjën mesatarisht për 20 ditë, ndërsa ministritë për 41 ditë në kërkesën për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik që u ishte dërguar të gjithëve në të njëjtën ditë dhe me përmbajtje të njëjtë
Urim HASIPI
Shkup, 22 qershor – Niveli i përgjithshëm i transparencës aktive në Maqedoni në vitin 2018 ishte në nivel të ulët, theksohet në hulumtimin Indeksi i transparencës aktive i zbatuar në kuadër të programit “Civika Mobilitas” të cilën e mbështet programi vjetor i Qendrës për Komunikime Civile, shkruan gazeta KOHA. Hulumtimi përmban renditjen e 97 institucioneve nga pushteti ekzekutiv në nivel qendror dhe lokal (ministritë, Qeverinë dhe komunat) sipas shkallës së përmbushjes së detyrimeve për publikim proaktiv të informacioneve publike (në iniciativë të institucioneve).
Përqindja e përmbushjes së detyrimeve për publikim aktiv të informacioneve të të gjitha 97 institucioneve të përfshira është 43,5 % (nga 100 % të mundshme). Shkalla e transparencës aktive në vitin 2018 është rritur pak në krahasim me vitin 2017 (kur mesatarisht ishte 42,5 %). Sipas klasifikimit të transparencës aktive, më së shumti institucione, 35 %, ka në grupin me transparencë aktive “mesatare”, ndërsa së paku, 2 %, në grupin më të mirë, ajo me transparencë aktive “shumë të mirë”.
Për dallim nga dy vitet e kaluara, tani, në përgjithësi, ministritë dhe Qeveria qëndrojnë më mirë nga komunat sipas transparencës së tyre aktive. Komunat gjenden në dy vendet e para të rang-listës, por rezultati mesatar i të gjithë komunave së bashku është zvogëluar nga 41 % në 39 %, përderisa rezultati i ministrive është rritur nga 48 % në 66 %.
Në lidhje me lëmitë individuale të transparencës aktive – institucionet edhe më tutje publikojnë më së shumti informacione nga lëmia e qasjes deri te informacionet, ndërsa më së shumti nga lëmia e transparencës buxhetore dhe financiare. Në lidhje me rajonet, sipas rezultateve mesatare, edhe këtë vit më së miri qëndron Rajoni i Pellagonisë, ndërsa më dobët në Rajonin e Pollogut. Komunat u përgjigjën mesatarisht për 20 ditë, ndërsa ministritë për 41 ditë në kërkesën për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik që u ishte dërguar të gjithëve në të njëjtën ditë dhe me përmbajtje të njëjtë. 71% të institucioneve u përgjigjën në kërkesën në afatin maksimal ligjor prej 30 ditëve, ndërsa 29% e kishin dërguar përgjigjen me vonesë.
Baza ligjore për transparencën aktive të institucioneve rrjedh nga Ligji për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, por edhe nga një varg i ligjeve siç janë Ligji për vetëqeverisje lokale, Ligji për buxhetet, Ligji për borxhin publik, Ligji për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të tjera. Përveç se nga rregullativa, transparenca aktive del edhe nga praktika, gjegjësisht kur një industri i bën të kapshme deri te të gjithë qytetarët përgjigjet e pyetjeve që më shpesh i merr në formë të kërkesës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik. (koha.mk)