Hyrje | Kolumna | Përqindja shqiptare

Përqindja shqiptare

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Shkëlzen HALIMI

Marrëveshja Kornizë e Ohrit është një dokument që ende nuk mund të gëlltitet nga disa konjuktura politike maqedonase, ndaj nuk pushojnë përpjekjet që ky dokument të paraqitet si i “vdekur”. E vetmja mënyrë për ta zhbërë këtë Marrëveshje të rëndësishëm dhe të verifikuar nga qendrat ndërkombëtare të vendosjes, është ndryshimi i përqindjes së shqiptarëve, tendencë kjo që gjithnjë e më shumë aktualizohet nga disa mediume maqedonase të afërta me partinë në pushtet.
Sipas tyre, numri i shqiptarëve në Maqedoni është nën 20 për qind nga numri i përgjithshëm dhe kjo automatikisht e bën të pavlefshëm Marrëveshjen Kornizë (e cila gjen zbatim vetëm me kusht që shqiptarët të jenë mbi 20 për qind), e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001. Indikatorët që i sajojnë këto konjuktura janë më shumë se qesharake. Një nga to, sipas tyre, na qenka edhe numri i përgjysmuar i daljes së votuesve shqiptarë në zgjedhjet e fundit lokale, ndërkaq si shembull marrin Kërçovën, me humbjen e së cilës assesi të pajtohen. Prandaj, po sipas tyre, për ta marrë pushtetin në këtë komunë, shqiptarët organizuan çarter-fluturime për të ardhur në vendlindje dhe për ta siguruar fitoren. (Nëse flitet për çarter fluturimet e shqiptarëve, atëherë është e moralshme dhe e udhës të flitet edhe për çarter-autobusët e votuesve maqedonas nga Shqipëria).
Ja se ç’argument pa krip nxjerrin përfaqësuesit e qendrave antishqiptare në Maqedoni. Është fakt i pamohueshëm se janë me dhjetëra e dhjetëra mijë shqiptarë nga Maqedonia, të cilët sot janë të shpërndarë në të gjitha meridianët e botës. Por, në vetëdijen e çdo shqiptari vendlindja mbetet si diçka e shenjtë. Mërgimi është vetëm një e keqe e imponuar për ta siguruar një ekzistencë pa brenga dhe krijim të kushteve për t’u kthyer në vatrën shekullore.
Asnjë shqiptar nuk është larguar me vetë-dëshirë, përkundrazi, gjithmonë ka qenë i shtrënguar ta bëjë këtë nga mospasja e perspektivës për punë të përhershme, por edhe për shkak të diskriminimit permanent një herë nga pushteti komunist, e më vonë (deri në ditët e sotme) edhe nga pushteti “demokratik”.
Edhe sot, çdo i ri jo vetëm shqiptar, më me endje do të largohej nga Maqedonia, sepse perspektiva e tyre, së paku shikuar nga këndi i tanishëm, është më shumë se e zymtë. Por, shqiptarët, edhe nëse largohen përkohësisht nga vatrat e tyre, ata me vete marrin dhembjen e thellë shpirtërore dhe amanetin për t’u kthyer aty ku prehen të parët e tyre.
Një indikator tjetër, sipas këtyre konjukturave, na qenka edhe obstruksioni politik i shqiptarëve për t’u bërë regjistrimi i popullatës. Ja edhe një gënjeshtër e kulluar. Edhe zogjtë e malit e dinë se shqiptarët nuk janë në pozita ku dirigjohen obstruksionet. Prandaj, është shumë e qartë se kush i bën këto obstruksione, përkatësisht kush e ka fuqinë. Është çështje tjetër që shqiptarët me kohë arritën t’i detektojnë qëllimet e realizimit të skenarit ogurzi, përkatësisht planin për uljen drastike të përqindjes së shqiptarëve nën 20 për qind.
Shqiptarët kanë përvojë shumë të keqe me regjistrimet jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën kur, bie fjala, pushteti komunist i regjistronte ashtu siç i konvenonte, herë si turq, herë si mysliman e herë siç i tekej. Gjithsesi duhet potencuar se shqiptarët vetëm për hir të stabilitetin të brendshëm u pajtuan me regjistrimin e fundit, atë të vitit 2002, kur u tha se nga numri i përgjithshëm i popullsisë janë 25.17 për qind. Në fakt, shqiptarët mendojnë se janë shumë më tepër, mbi 30 për qind dhe këtë bindje s’ka askush që ua shlyen.
Regjistrim do të ketë vetëm atëherë kur të krijohen kushtet reale dhe kur do të arrihet ujdia që të regjistrohen edhe ata shqiptarë që përkohësisht janë në botën e jashtme, të cilët nuk llogariten as të gjallë kur duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë. Por, kur dërgojnë ose kur sjellin miliarda euro në Maqedoni, atëherë ata janë shpirti i ngjalljes së shtetit. Kemi thënë edhe më herët se shqiptarët janë aq sa janë, kurse Marrëveshja Kornizë e Ohrit, me të gjitha përparësitë e mangësitë, do të duhet të zbatohet deri në pikën e fundit, pavarësisht se kjo nuk po u pëlqen disa konjukturave politike maqedonase, të cilat në bashkëveprim me mediumet, sajojnë rrëfime ezopiane, si ajo me titull “Ujku e qengji”, kur ujku pinte ujë në krye të një përroi e akuzonte qengjin që gjendje poshtë se ia turbullon ujin.

Vlerëso tekstin
2.00
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaKolumna
Previous
image
Evropa e madhe
Fatmir BESIMI...
image
Rruga e pajtimit
Fatmir BESIMI...
image
Rekomandimi
Fatmir BESIMI...
image
Mesazhet e Senatorit
Nazim RASHIDI...
image
Lojë dronesh
Nazim RASHIDI...
image
Ne jemi populli, po ju?
Xhabir AHMETI...
image
Reforma a hasmëri?
Emin AZEMI...
image
(Anti)evropianizëm
Nazim RASHIDI...
image
“Selfie” e shëmtuar
Nazim RASHIDI...
image
Mos u dorëzo, Rexhë
Herë i fërkonte duart, herë i thyente gishtat nga sikleti. Nuk kishte mbetur derë ku nuk kishte trokitur për të gjetur punë për të birin. ...
image
Tokioja e Japonisë!
Xhabir AHMETI...
Next
Arkivi
first first Nentor, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull