Hyrje | Kolumna | Dy mësuesit tanë të mirë

Dy mësuesit tanë të mirë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Xhabir AHMETI

(Mësueses Mysheref dhe mësuesit Ferit Sadullahu)

Një ditë nga vitet e largëta pesëdhjetë. Në shkollën fillore të Tearcës. Hapet dera e klasës. Brenda hyn një mësuese e re, e buzëqeshur. Nxënësit menjëherë çohen në këmbë. Unë jam Mysherefe Sadullahu, thotë. Do të jem mësuesja juaj e gjeografisë. Në klasë dëgjohet edhe frymëmarrja e shokut të bangës më të largët. Ajo ecën ngadalë në klasë dhe i dëgjon me kujdes emrat tonë, kur prezantohemi. Hapat e mësueses vijnë disi të theksuar. Të veçantë. Kumbojnë. Përnjëherë barra nga varfëria, gishtat e këmbëve të cilët dalin jashtë si patate të vogla për shkak të këpucëve të grisura, këmisha së arnuar, mjerimi - harrohen. Është mirësia e saj që e lehtëson barrën e mundimeve. Më kujtohet kujdesi që na e fali të gjithëve, më kujtohet si m'u afrua mua dhe m'i ledhatoi flokët. "A të pëlqen ty djalosh gjeografia"? - më pyeti.

U ngrita në këmbë. "Po, Zonjë"! i thashë, i gëzuar që më pyeti. Gishtat e saj si të nënës, më duket se edhe sot e kësaj dite përcjellin energjinë pozitive në flokët e mi, mrekullinë e muzës e cila të mbush me frymëzim e t'i hap shtigjet të ecësh përpara. Drita depërtonte nëpër dritaret e mëdha të klasës së shkollës për të cilën thoshin se e ka ndërtuar krali që ne ta mësojmë serbishten aty e ta harrojmë shqipen. Jashtë binte në sy natyra e paprekur me pemë, me shtrethe rrushi, me blerim në oborrin e një fshatari emrin e të cilit e ka gëlltitur harresa. Herë pas here dukeshin shpezët që fluturonin përtej, duke u tretur prapa shtëpive që ishin përballë hyrjes së shkollës. Brenda, në klasë bangat ishin të vjetra, kurse dyshemeja ishte e lyer me njëfarë lëngu të zi. Mazut a naftë, një Zot e di. Të gjitha këto, më dukej mua, flisnin me gjuhën e vendit, një gjuhë e munduar. Mirëpo tash ndryshoi puna. Ishte mësuesja personazhi i veçantë që doli në skenën e mjerimit tonë e që i jepte kuptimin bukurisë së gjuhës dhe përhapte shpresë për një realitet që mund të vijë, i ndryshëm nga ai që kishim. Mësuesja, pasi i dëgjoi emrat tonë, u gjet te dërrasa e zezë prej nga ta jepte përshtypjen e një mrekullie jo veç me pedanterinë, por edhe mënyrën amëtare si na shikonte. Ajo kthye kah dërrasa dhe e shkroi titullin: "Kontinentet".

"A mos di dikush të na thotë gjë për kontinentet"? Pastaj me një qartësi të paparë na i shpjegoi kontinentet. Sa janë. Ku janë. E kështu me radhë. E dinte se ne mund të shpërndahemi në pafundësinë e imagjinatës fëmijërore duke mbetur në pika të ndryshme të kontinenteve kah na i përshkruante ajo thuajse na i nxirrte në shuplakë të dorës t'i shohim e t'i përjetojmë, prandaj me talentin e veçantë të pedagogut na kthente në klasë pa prekur fare në magjinë që zgjonte tregimi i bukur i saj për kontinentet. Unë për herë të parë isha dëshmitar i një heshtjeje të thellë të nxënësve në klasë dhe i një komunikimi të paimponuar midis mësuesit dhe nxënësit. Unë për herë të parë e ndjeja se ora e mësimit zgjaste shkurt, shkurt, shumë shkurt. Kur mbaronte mësimi ajo dilte bashkë me bashkëshortin e saj mësuesin dhe veprimtarin e palodhshëm Ferit Sadullahun. Të veshur me shije, që të dytë. Krenarë. Shkonin krah për krahu në shtëpi, kurse ne fëmijët shtyheshim të dalim përpara njëri-tjetrit që mësuesit e respektuar të na shohin kur do t'u thoshim: ditën e mirë.

Ata vazhdimisht na e kthenin përshëndetjen, pa marrë parasysh se ne e tepronim duke vrapuar me qëllim që t'u biem në sy, t'u tregojmë se i duam dhe i respektojmë shumë. Ishin një çift që e kuptonte pozitën tonë të vështirë fëmijërore, ishin një çift që për mrekulli i përballoi pengesat e midisit provincial, i cili vështirë i lejon ndryshimet e shprehive të paluara me shekuj. Në vend se të dorëzoheshin para presioneve të traditës, si shumica, ata i bënin ballë të pamundshmes që manifestohej si një nyjë e lidhur fort e linjës së heshtur e me rrënjë të thella të prapambeturisë me linjën e regjimit të egër, të cilit i përgjigjej gjumi i mëtutjeshëm i popullit tonë. Ishin të veçantë këta arsimtarë. Ne fëmijët e adhuronim këtë çift arsimtarësh. Ata u bënë dora e mirë e cila i hapte dyert e ëndrrave tona. A thua mund të bëhemi ne si ata? pyetesha.

Sa mund të arrijë njeriu te yjet, ishte përgjigja që vinte vetvetiu. Po megjithatë ia vlente ta ndjekim shembullin e idolëve tonë. Të ëndërrojmë të bëhemi si ata. Prandaj vazhdimisht i mbanim sytë në kahen në të cilin ata jepnin krye e vinin në shkollë. Ata me optimizmin që u shkëlqente në fytyrë, vinin dhe vazhdimisht na e falnin buzëqeshjen e sinqertë bashkë me përshëndetjen. Ne nuk kishim kurrfarë shprese asokohe se do të hapen shtigje për ne drejt një ardhmërie e cila do t'i ngjante jetës së këtyre dy pedagogëve, sepse kushtet e atëhershme hapnin vetëm dy shtigje: kurbetin dhe bujqësinë ekstensive. Megjithatë, ishte një shtysë e pashpjegueshme që na çonte ta zbulojmë udhën që kishin kaluar ata deri sa kishin arritur te ditari. Po për këtë nuk pat nevojë të gjurmojmë, të kërkojmë. Ata vetë e shfletonin vazhdimisht librin e përvojës së tyre para nesh dhe na udhëzonin se si duhet të sillemi ndaj jetës, ndaj popullit tonë dhe ndaj gjuhës. Ata na e treguan dhe na e bënë të kuptueshëm definicionin e ndërlikuar të dashurisë në përgjithësi dhe të dashurisë ndaj atdheut, në veçanti. Kështu, ata u bënë shembull i mirë jo vetëm për ne, por për të gjithë njerëzit e asaj ane. Dhe, shpejt e fituan edhe respektin e të gjithëve. Ishin me të vërtetë mësues të popullit.

E për këtë arsye edhe populli u afrua pranë tyre. Ata punuan dhe jetuan faqebardhë. Mësuesja e mirë Mysheref tash është në pension, kurse mësuesi Ferit, ky veprimtar i guximshëm ka ndërruar jetë. Por gjurmët e tij janë të pashlyeshme. Ne nxënësit e tyre, që kemi bërë mjaft moshë vazhdojmë ta ruajmë respektin për ta. Sepse ata ishin shembull i harmonisë, i mirësisë, i dashurisë për popullin, për gjuhën, për përparimin e popullit tonë. Besoj se edhe tash ka mësues të tillë, mësues të mirë, mirëpo tash ata janë të ngulfatur nga pesha e hijes së rëndë të militantëve të grupimeve politike të quajtura parti, që janë pengesë ndoshta më e madhe se LK-ja që ka qenë për mësuesit e mirë Mysheref dhe Ferit Sadullahu. E s'e kam të qartë ku janë tash nxënësit të flasin për pozitën e mësuesve të tyre që kanë qenë roje të gjuhës dhe të frymës shqiptare? Ku janë ata deputetë e politikanë? Ku?

(KOHA)

Vlerëso tekstin
4.16
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaKolumna
Previous
image
Refuzimi si revoltë dhe strategji
  Xhemal AHMETI Edhe injorimi, refuzimi, abstenimi janë akte legjitime të demosit. Jo të preferuara por përdoren si instrumente të masave për tu distancuar nga klasat e ...
image
Kush drejton BMW-në që shkel shqiptarët?
Petrit SARAÇINI Ja, të dashur lexues, kaloi raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Nuk e di vallë ju kujtohen shkrimet dhe fjalët e mia të hedhura ...
image
Ku jemi?
Xhabir AHMETI Këto ditë ma ngrenë tensionin, m’i ngacmojnë nervat.  Janë ditë të mundimshme. Ditë kur u ngrit tërësisht perdja e shfaqjes sonë të shtetit të ...
image
Për kryetarin përsëri vendosin shqiptarët
Robert NESIMI 1. Rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale treguan se në Maqedoni situata politike edhe më tej mbetet pak a shumë e njëjtë ...
image
Kujtojmë ata që falën ngrohtësi në një stinë të akullt
Emin AZEMI Këto ditë do të kujtojmë edhe një ngjarje të hidhur që nuk ka ndodhur moti, por që me dramaticitetin dhe tragjikën e vet, prek ...
image
Vjedhja e Robinson Krusosë
Zeqirija IBRAHIMI  1. “The Love of Books: A Sarajevo Story” është titulli i një filmi dokumentar, që është krijuar përkitazi me sakrificën e madhe që bëjnë ...
image
Çdo (mos)veprim vlen!
Nazim RASHIDI Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet që po nxjerrin në sipërfaqe elemente disi të reja por ende të paqarta nëse do të sjellin ...
image
Votat e urrejtjes dhe linçimit
Xhemal AHMETI Degradimi i tjetrit si të paaftë, pa kapacitetet e nevojshme për të qeverisur është pothuaj mesazhi i çdo metafore elektorale që përdorin partitë gjatë ...
image
Asgjë e re në horizont
Xhabir AHMETI Ja, u afrua dita e zgjedhjeve, kur duhet të dilet t’i jepet vota për besim njërit opsion që vazhdimisht mban zgjedhje të parakohshme dhe ...
image
Katër vlerësime për debatin presidencial
  Robert NESIMI 1. Debati i shumëpritur presidencial që u mbajt në TVM1 me siguri do të hyjë në analet e historisë si më i mërzitshmi i ...
image
Fushata zgjedhore si zgjatim i keq-qeverisjes
Emin AZEMI A mundet të jetë fushata zgjedhore zgjatim i politikave që udhëheq një qeveri e caktuar? Ose thënë ndryshe, përfaqësuesit e një qeverie me përbërje ...
image
Erdoganizimi në politikë
Nazim RASHIDI...
image
Demokratët dhe shakaxhinjtë e sokakut tonë
Petrit SARAÇINI Erdhi edhe shkoi 1 prilli, dita e shakasë, apo dita e gënjeshtrës, varet se cilin aspekt të kësaj dite e çmoni dhe e festoni ...
image
Çka nuk do të dëgjojmë në këtë fushatë
Robert NESIMI Tani kur kanë mbetur më pak se dy javë deri te zgjedhjet presidenciale dhe një muaj deri te ato parlamentare, partitë politike janë futur ...
Tash për tash, kot
Sa ngadalë kalojnë vitet kur pret, sa mundimshëm arrihet mosha kur ke shpresë se "do bëhet" e këndej kthjellesh i zhgënjyer se kanë shkuar decenie ...
Next
Arkivi
first first Prill, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull