Një vajzë me prejardhje nga Malsia, gati sa nuk u bë pjesë e Kongresit Amerikan. Suzanna Shkreli, në një intervistë për Klan Kosovën, tregon se sa shumë u mbështetë ajo nga Familja Klinton, derisa garonte për postin e kongresistes nga radhët e demokratëve. Shkreli me këtë rast pati edhe mesazhe për shqiptarët, sidomos për të rinjtë.