Profesioni i “sheqerkave”, femrat që paguhen për t’u shoqëruar me meshkuj të moshave të ndryshëm është mjaft i përhapur në kohët e fundit. Por kjo modele britanike nuk vë kufij moshe. Ajo thotë se është shoqëruar me meshkuj të moshës deri 86-vjeçare. India Irving nga Londra thotë se ka fituar 30 mijë paund në dy vitet e fundit, përveç jetës së luksit që ata i ofrojnë. “Jam rritur e varfër dhe po e shijoj këtë jetë luksi. Por meshkujt me të cilët shoqërohem nuk kërkojnë seks me çdo kusht, vetëm kur të dy e ndjejmë”, tregon ajo.