Mos ka ardhur koha që t’i rikthehet shkëlqimi ekipit të kategorisë së katërt gjermane Viktoria 1889? Klubi historik (kampion më 1908 dhe 1911), sipas informacioneve të “Bild”, ka tërhequr vëmendjen e një investitori të fuqishëm kinez. Me ndihmën e tij klubi mund të fillojë ngjitjen. Më 29 prill, Viktoria kishte të ftuar disa biznesmenë kinezë në stadiumin “Lichterfelde” ndaj Kottbus (kapaciteti 4300 vende). Zërat për një blerje të klubit nga kinezët për 90 milionë euro janë shtuar. Gazeta gjermane “Bild” ka pyetur drejtorin e përgjithshëm të klubit, i cili nuk ka mohuar por as nuk ka pranuar interesin e kinezëve. Pritet që në ditët e ardhshme të kuptohet më shumë.