Ndeshja e mbrëmshme u shoqërua nga kontestime të shumta të bavarezëve për mënyrën e arbitrimit, por CR7 vlerëson se fitorja e Real Madrid ishte e merituar. “Ne e dinim se nëse nuk do të luanim aq mirë sa duhet, Bayern-i do të na kishte shënuar në çdo fushë. Ata kanë treguar se janë një skuadër e shkëlqyer, por Real-i mbetet Real-i. Në pjesën e parë, ne mund të kishim shënuar një ose dy gola, edhe në të dytën po ashtu. Real-i është mësuar të vuajë. Real-i ishte më i mirë, pa asnjë dyshim. T’i shënosh gjashtë gola Bayern-it nuk është e lehtë dhe ne e merituam fitoren “, vlerësoi portugezi pas ndeshjes. Ndërkohë edhe një vërrejtje ndaj ftifozëve: “Kërkoj thjesht vetëm të mos më fishkëllejnë, sepse unë jap gjithmonë maksimumin, në çdo ndeshje të madhe edhe kur nuk shënoj, përpiqem të punoj për Real Madrid-in. Dua të kujtoj vetëm aspektet pozitive. Ekipi luajti mirë dhe sigurisht që jam i lumtur që shënova”.
Kërkoj vetëm të mos më fishkëllejnë
Cristiano Ronaldo ishte protagonisti i fitores së Real Madrid-it. Katër herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi tre herë në portën e Neuer-it në ndeshjen e kthimit në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, ku “Los Blancos” arritën gjysmëfinalen pas rezultatit të përgjithshëm 6-3. Me tre golat që shënoi ndaj kampionëve të Gjermanisë sulmuesi portugez u bë i pari lojtar që kaloi hendekun mitik 100 gola në kompeticionin elitar europian, të vendosur po nga ai, duke e çuar shifrën në 103.
Leave a comment