Ajo është një shkrimtare librash për fëmijë. Një ditë vendosi të publikonte një letër në gazetën prestigjioze “New York Times”. Titulli ishte i drejtpërdrejtë: Doni të martoheni me burrin tim? Amy Krouse Rosenthal, 52 vjeçe, nga Çikago, nuk tallet. Kërkon vërtet t’ia prezantojë Jasonin e saj dikujt tjetër, që të jetë në gjendje ta dojë të paktën sa ajo.
Ajo ngutet: “Morfina dhe mungesa e hamburgerave interferojnë tek energjitë e mia dhe tek ajo që mbetet nga proza ime”. Amy është duke vdekur nga kanceri. Dhe akti më i madh i dashurisë që mund të bëjë për bashkëshortin e saj është ky: ta shohë sërish të dashuruar e të lumtur. Në letrën e saj. Amy tregon të gjitha karakteristikat e bashkëshortit dhe rrëfen për “shkëndijën” që i lidhi 26 vjet të shkuara, në një takim të sajuar nga miku i babait të saj. Tashmë është Amy që do të sajojë të ardhmen e të shoqit pa të. “Vishet bukur, gatuan shkëlqyeshëm, dashuron muzikën “live” dhe është një baba shembullor”,shkruan ajo. Amy krijoi edhe një profil në Tinder për bashkëshortin e saj për t’i gjetur një partnere për pasi ajo të ndërronte jetë. Ajo e ka shkruar letrën ditën e Shën Valentinit dhe kjo është cilësuar si dhurata më e mirë që mund t’i ketë bërë bashkëshortit për gjithë vitet që kanë kaluar së bashku. Nga fjalët e shkrimtares janë prekur mijëra njerëz dhe është shpërndarë qindra herë në rrjet.