Pas publikimit të provave të reja lidhur me vrasjet e 1.400 civilëve shqiptar gjatë luftës në Kosovë nën udhëheqjen Lubisha Dikoviq, Qendra për Studime Euro-Atlantike i ka bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Alesander Vuçiq që të shkarkojë Dikoviqin nga posti i shef i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, shkruan Indeksonline. Në zonën e përgjegjësisë të brigadës 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë rreth 1.400 civilë. Mbetjet mortore të një numri të viktimave janë zbuluar në varrezat masive në Serbi. Me brigadën në atë kohë ka komanduar shefi i tanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq. As ai e as pjesëtarët e njësisë së tij nuk janë përgjigjur kurrë për ato krime. Në filmin e Fondit për të Drejtën Humanitare “Lubisha Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë” janë paraqitur provat mbi prezencën dhe rolin e Ushtrisë së Jugosllavisë në vrasjet masive të civilëve në Izbicë, Qirez, tek Shavarinat, Rezallë dhe fshatrat e tjera të rajonit të Drenicës, e të cilat më parë janë prezantuar në dosjet “Lubisha Dikoviq” dhe “Rudnica”. Për këtë, CEAS-së ka kërkuar shkarkimin e Dukoviq nga pozita shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.