Përfundimisht arriti Samsung Galaxy S8 i cili praqet kërcim të ri në teknologjinë e telefonisë mobile. Telefoni i cili tash më ka arritur, nxitë tregun e telefonave të mençur, duke u pajisur me numër të madh të avancimeve dhe përmirësimeve. Ky ndoshta mund të jetë një justifikim i përkryer për ju që telefoni i juaj i ardhshëm të jetë Samsung Galaxy S8, por ja çka duhet të dini:
- Ka ekran të ri të jashtëzakonshëm
Të shikuarit e episodit më të ri të serialit tuaj të preferuar është bërë edhe më i mundur falë ekranit të pafund (Infinity Display) prej 5.8 inçëve të Galaxy S8. Samsung është liruar nga susta Home të cilin zakonisht e kanë pjesa më e madhe e telefonave, duke mundësuar hapësirë për ekran të madh prej 2960×1440 pikselëve të S8, që pastaj të mos zë shumë vend në xhepin tuaj.
- Kamerë e avancuar ofron mbrojtje të rritur
Privatësia është e një rëndësie të madhe për gaxhitët që përmbajnë pjesën më të madhe të të dhënave tuaja personale. Siguria e S8 është më e rritur falë skanerit të bebëzës së syrit që e ka në kamerën e parme dhe që ju mundëson të hapni telefonin. Galaxy S8 i ri ka edhe 12 MP Dual Pixel kamerë të pasme që mundëson fotografi në kushte të ndriçimit të dobët, zumim më të mirë dhe mbrojtje nga fotografitë e mjegulluara që të fitoni fotografi edhe më të mira që ju do t’ia keni zili.
- I pari në botë Bigzbi (Bixby) pajisje
Galaxy S8 shënon arritjen e tërësishme të “asistentit personal” të Samsung. Zëri aktivizon softuerin që të mund të grumbullojë informacione, të përcjellë interesat dhe risit tuaja, madje edhe të ju ndihmojë që të blini përmes teknologjisë së tij për njohje të produkteve dhe fotografive.
- Punon me spektër të gjerë të pajisjeve për realitet virtual të Samsung
Galaxy S8 është më shumë se telefon! Ai është edhe ekran për realitet virtual kur të lidhet me Samsung Gear VR kontrolluesin ndihmës, të lancuar nga Oculus, i cili vjen në komplet me kontrollorin me senzorë gjatë lëvizjes për kontroll edhe më të madh. Gjithashtu, me Galaxy S8 mund të incizoni videot tuaja mahnitëse, me ndihmën e Gear 360 kamerës, e cila incizon me 15 megapiksel në 360 shkallë që të ruajë të gjitha momentet duke mos lejuar që të lëshoni gjë dhe pastaj duke mundësuar që për një moment të ndiheni sikur ajo video të jetë realiteti juaj.