Duke hapur Kapitullin 30 të negociatave me BE-në, Serbia praktikisht është obliguar të shkëpusë të gjitha marrëveshjet për tregtinë e lirë, të lidhura me katër shtete: Kazakistanin, Turqinë, Bjellorusinë dhe Rusinë, raportojnë mediat serbe. Por kjo nuk do të jetë e vetmja “sakrificë” e as problemi më i madh për pushtetin në Beograd. Po për shkak të këtij kapitulli Serbia detyrohet të lejojë qarkullimin e prodhimeve GMO (gjenetikisht të modifikuara) në tregun serb, shkruajnë mediat e Beogradit. Shkëputja e marrëveshjeve mund të ketë edhe pasoja politike në marrëdhëniet midis Serbisë e Rusisë, theksojnë analistët.