Një kalë është bërë shumë i famshëm pasi ka notuar 7 milje në plazhin e Brisbane’s Sandgate, në Australi. Policëve lokalë iu nevojitën gati 90 minuta për të shpëtuar kalin e quajtur “Rebel Rover”. “Nuk është aspak normale”, tha trajneri i kalit, Brand Smith. Ai u shpreh se kuajt e kanë pjesë të trajnimit të notojnë në ujë por në një mjedis të kontrolluar dhe jo për më shumë se 10 minuta. Smith tregon se ky është një kalë ka pasur probleme dhe trembej lehtë. Punonjësit e qendrës së kuajve në Australi e kanë pagëzuar kalin me nofkën Rebel.