Mesfushori i Juventusit, Marko Pjaca, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju me kombëtaren kroate sipas raportimeve të fundit. Lojtari u desh ta lëshojë fushën në minutën e 65-të në ndeshje me Estoninë. Pjaca u lëndua kur u mundua ta kalojë një lojtarë dhe e lëshoi ndeshjen me duar në kokë. Tashmë priten më shumë teste për lojtarin, për ta kuptuar se a ka lëndime në ligamente. 21 vjeçari ka zhvilluar 20 ndeshje me Juventusin dhe ka shënuar një gol.