Juventusi ka bërë një hap gjigant drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores prej 2-0 ndaj Portos në Do Dragao. Ndeshja pati rrjedhë të çuditshme nga minuta e parë, ku takimi ishte realtivisht i balancuar me dominim të lehtë të Juventusit. Por, mos kontrollimi i emocioneve në lojë dhe ndërhyrjet brutale i kushtuan me përjashtim brazilianit Alex Telles, i cili mori dy kartonë të verdhë për 2 minuta dhe kështu edhe shkoi për pushim në zhveshtore duke lënë keq ekipin e tij në duelin kyç, shkruan Telegrafi. Nga ky moment Juventusi e shtriu më fuqishëm dominimin dhe rast pas rasti tentoi të gjente portën. Goli megjithatë erdhi vetëm pas zëvëndësimit të Allegrit, i cili largoi Juan Cuadradon dhe inkuadroi talentin Marko Pjaca, i cili shfrytëzoi rastin për të lënë gjurmën në këtë takim fundamental për Juventusin. Ai pas një aksioni arriti që me një goditje të fuqishme dhe precize të shënonte për 1-0 dhe epërsinë e Juves në minutën e 72-të, pesë minuta pasi u zëvëndësua. Ishte ky goli i parë i Pjacas në fanellën e Juventusit. Me t’u shënuar ky gol në lojë u inkuadrua Dani Alves në vend të Stephan Lichtsteiner, një tejtër zëvëndësim shumë i qëlluar ky. Kjo sepse në aksionin pasues Alex Sandro gjeti Dani Alvesin i cili ishte i sakt duke realizuar për 2-0 dhe atë që ishte rezultati përfundimtar në këtë takim përkundër rasteve tjera të Bianconerëve. Juventusit tash i mjafton edhe një barazim në ndeshjen kthyese që zhvillohet më 14 mars në Juventus Arena.