Pas kishte hequr dorë nga aktrimi, Macaulay Culkin, të cilin të gjithë e njohim me emrin Kevin nga filmi i famshëm ‘Home Alone’ thotë se ai tashmë është duke e kaluar kohën e tij të lirë duke u përkujdesur për pajisjet muzikore të bendeve para se ata të performojnë në skenë, transmeton gazetametro.net. Ish-ylli i fëmijëve, tash 35 vjeçar, u shfaq për të konfirmuar largimin e tij nga Hollywood në fillim të këtij viti, kur njoftoi se ai tashmë “ishte në pension”. Në një intervistë me New York Times, aktori kryesor i filmit ‘Home Alone’ përshkroi se si ai u detyrua të ecte në dy dhe katër të mëngjesit vetëm për të shmangur paparacët. Ai tani e ndan kohën e tij midis qyteteve New York dhe Paris, ku thotë se përballet me më pak shqetësime. Ai ka filmuar se fundi për për ‘Compare the Market’, duke shmangur vëmendjen nga mediat. Ndërsa tani, puna e tij t është në prapaskenë, duke u përkujdesur për pajisjet muzikore të këngëtarëve si Adam Green dhe Har Mar Superstar.