Nëse ka diçka që i ka bërë njerëzit totalisht të varur dhe të fiksuar pas vetes, janë rrjetet sociale. Njerëzit hedhin në rrjete e tyre sociale çdo gjë. Kudo që janë, çfarëdo që janë duke bërë ata e gjejnë një gjë për të hedhur online. Por ka disa arsye pse diçka e tillë ndodh.
- Dëshira për të krijuar lidhje të reja. Rastësia mund t’iu lidh me njerëz që kanë të njëjtat interesa me ju dhe shpërndarja e fotografive apo mendimeve mund të jetë një mënyrë për t’u lidhur.
- Na pëlqen të mendojmë se jemi njerëzit që shfaqemi në rrjete sociale.
- Na japin siguri. Sa më i madh të jetë numri i pëlqimeve aq më të sigurt ndihemi.
- Na pëlqen ideja e të pasurit aq shumë kujtime që ruhen si një album virtual.