Duke qenë se në shumicën e supermarketeve ndiqet orientimi i krahut të djathtë, edhe produktet që kemi më shumë gjasa të blejmë vendosen në këtë anë të rafteve
Kur hyjmë në një supermarket, pothuajse gjithmonë ndeshemi në fillim me fruta dhe perime, të cilat janë plot ngjyra, të freskëta dhe ngjajnë këndshëm shoqëruar nga stendat dhe arkat ku janë të vendosura.
Në këtë mënyrë kemi hyrë në një mjedis që na pëlqen dhe që na kujton një atmosferë të freskët dhe të shëndetshme, si ato në tregjet e fruta-perimeve. Arsyeja pse ndodh kjo shpjegohet me një strategji të marketingut të studiuar nga rrjetet e mëdha të supermarketeve për të favorizuar shtimin e blerjeve nga konsumatorët.
Më pas, rruga ndjek vetë. Pas repartit të frutave nisin raftet e mëdha të mbushura me të gjithë produktet e tjera ushqimore sipas një rendi të caktuar. Shpesh ky rend ndahet në bazë të vakteve të ditës: mëngjesi, vaktet kryesore dhe deri tek verërat dhe pijet e tjera.
Përgjatë të gjithë këtij rrugëtimi që bëjmë me karrocë, biem të gjithë nga pak viktima të disa teknikave të shitjes. Për shembull, produktet më të kushtueshme janë përgjithësisht më të dukshëm dhe më të arritshëm për t’i marrë e t’i futur në karrocë. Ndërsa produktet më ekonomike janë të vendosur në raftet më sipër ose më poshtë. Një shembull vjen me drithërat për mëngjes, ku markat më të shtrenjta janë plot ngjyra dhe të vendosura në raftet qendrore, ndërsa drithërat më të zakonshme vendosen poshtë pranë tokës, kurse ato më të shëndetshmet vendosen në krye të rafteve.
Një teknikë tjetër që marketet evitojnë t’u ngelet mall i pashitur është vendosja e produkteve me datë skadimi më të largët në fund të rafteve. Ndërsa produktet që e kanë datën e fundit të përdorimit më pranë janë të vendosur më pranë nesh.
Sa i takon vetë këtyre produkteve si qumështi, vezët, kosi, supermarketet kanë tendencën t’i vendosin në fund të dyqanit, në mënyrë që të kalojmë të gjithë produktet shtesë para se të blejmë këto produkte bazike.
Edhe ofertat e veçanta si zbritje të mëdha, apo bli 2 në 1, shpesh të nxisin të blesh një produkt që ndryshe nuk do ta kishe marrë.
Duke qenë se në shumicën e supermarketeve ndiqet orientimi i krahut të djathtë, edhe produktet që kemi më shumë gjasa të blejmë vendosen në këtë anë të rafteve.
Ndërkohë, seksioni ku supermarketet kanë më tepër fitim është zona pranë arkës. Në minutat që do të qëndrojmë në radhë për të paguar për mallrat që kemi blerë ka shumë gjasa që mos t’i rezistojmë tundimeve të çokollatave apo ëmbëlsirave të tjera.