Këto foto të rralla janë vepër e Cezary Wyszynski, që pati mundësinë e rrallë të fotografonte gratë e fisit Apatani në Arunachal Pradesh të Indisë. Këto gra njihen për faktin se vendosin tapa në hundë. Sapo kalojnë periodën e parë, ato i vendosin tapat për të sinjalizuar se tashmë janë të rritura. Fisi Apatani praktikon një fe animistike, të quajtur Donyi-Polo. Ata i luten Diellit dhe Hënës.