Ivar Kreugeri, “engjëlli mbrojtës” i të gjithë mëkatarëve

12

Suedezi Ivar Kreuger është quajtur engjëlli mbrojtës i të gjithë mëkatarëve, një supermashtrues i kapërcyellit të shekullit. Ai e ndërtoi perandorinë e tij mbi një prej sendeve më të pagjasa – shkrepëses – dhe sot ai do të ishte padyshim një miliarder.

Vetëm kur Kreugeri vdiq, u bë e qartë madhësia e vërtetë e skemës së tij financiare, duke shkaktuar rrëzimin e kryeministrit të Suedisë si dhe rritje të madhe të vetëvrasjeve në vend. Kompanitë e tij (rreth 400) ishin më thellë në borxhe se sa shumë shtete, duke bërë që mijëra investitorë të humbasin gjithçka. Shkrepëset janë diçka për të cilën sot ne nuk mendojmë dy herë, por Kreugeri e dinte që ishin një investim solid, që nuk do të dilte nga moda së afërmi. Kështu ai nisi të blejë fabrika shkrepëses, duke i konsoliduar, si dhe duke krijuar një sistem monopolesh për hua, duke i dhënë kështu një shtytje shumë të nevojshme ekonomive evropiane të pasluftës. Në të vërtetë, ai thjeshtë po ndërtonte një skemë Ponzi të përmasave shumë të mëdha. Por zhvatja e një vendi për të paguar nuk mund të zgjaste shumë, edhe kur Suedia u përpoq që ta nxirrte nga telashet (kryesisht për të shmangur një krizë të fortë ekonomike). Versioni popullor i fundit të tij është që u vetëvra kur bankat erdhën e i trokitën në derë, por ka shumë hije mbi këtë teori që e bëjnë intriguese. Vëllai i Kreugerit ishte i bindur që ai ishte vrarë.

Ka disa prova që tregojnë se kështu mund të ketë ngjarë, duke përfshirë faktin që askush nuk gjeti ndonjëherë ndonjë gëzhojë. Prpovat duket se tregojnë se plaga mund të jetë shkaktuar nga një objekt i mprehtë dhe jo një armë, ndonëse trupi i Kreugerit u dogj përpara se të mund të bëheshin hetime të mëtejshme. Sigurisht nuk ishin të paktë ata që mund ta donin të vdekur, por askush nuk është lidhur ndonjëherë me vrasjen e tij. (bota.al)

Të Ngjajshme