Ivanov në ora 17 do t’u drejtohet qytetarëve

Shkup, 13 qershor – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në ora 17 do t’i drejtohet qytetarëve të Maqedonisë lidhur me marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai sot kishte takim dyminutësh me kryeministrin Zoran Zaev dhe me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, të cilët e informuan për marrëveshjen e arritur për emrin.

Nga Kabineti i presidentit komunikuan se takimi ka zgjatur dy minuta dhe paralajmëruan se gjatë ditës ai do të mbajë fjalim para qytetarëve.

Me kumtesë u prononcua edhe Qeveria. Nga atje informojnë se kryeministri Zaev dhe ministri Dimitrov kanë pasur përpjekje konstruktive për prezantim dhe për diskutim të përmbajtjes së marrëveshjes, por presidenti Ivanov e ka ndërprerë dhe e ka braktisur mbledhjen dhe ka refuzuar që të flasë.

Nga Qeveria i kanë ftuar të gjithë fajtorët politikë që të bashkohen rreth prioriteteve nacionale dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetarëve dhe për hyrje të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Në Qeveri sot u mbajt edhe takimi mes kryeministrit Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.