Shkup, 27 prill – Skuadra e Shkupit ka arritur fitore të rëndësishme duke e mundur me rezultatin 1:0 skuadrën e Rabotnickit. Autor i golit të fitores për djemtë e trajnerit Ardian Nuhiu ka qenë Besar Iseni në pjesën e parë.
Vlen të përmendet edhe ajo se në kohën shtesë Rabotnicki nuk arriti të realizojë penallti, pasi penalltinë e Ivanovskit me sukses e ndali portieri Suad Zendeli. (koha.mk)