Mesfushori i Real Madridit, Isco është i prirur për tu transferuar tek Chelsea. Mediat britanike shkruajnë se Chelsea, Arsenali, Manchester Unitedi dhe Manchester City janë të etur për spanjollin, transmeton KosovaPress.Ish-futbollisti i Malagas, duke se ka ndarë mendjen që në fund të këtij sezoni të largohet nga ‘Bernabeu’. Dy Manchesteret janë të interesuara për lojtarin, por mësohet se Isco preferon Chelsean. Spanjolli, i cili monitorohet edhe nga Juventusi, me Real Madridin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, por thuhet se spanjollët e Real Madridit duan ta shesin lojtarin këtë verë, në mënyrë që të mos rrezikojnë ta humbasin atë si lojtar i lirë.