Pas shumë shisheve të pira të uiskit Johnny Walker, dy irlandezë kanë gjetur vetën në vijën e parë të frontit në Irakun verior. 26-vjeçari William Meara së bashku me 24-vjeçarin Craig Reynolds, kanë udhëtuar rreth Lindjes së Mesme për dy muajt e kaluar ku u miqësuan me luftëtarët Kurd dhe kanë luftuar ISIS-in, raporton The Mirror. Një natë vonë duke pirë uiski me disa luftëtarë kanadezë të lirisë, i ka dërguar ata në “zonën e vetme lufte aktive në planet”. Në një intervistë për Irish Independent, Will ka shpjeguar se si ata kanë kaluar disa kampe të refugjatëve e pikë kalime, para se të arrinin në barrikadën finale të ushtarëve të armatosur. “Ne duhet të kemi thënë diçka, kur ishim së bashku në mbrëmje, para se kjo ide të na vinte në kokë. Para se ta merrnim vesh, ne ishim duke u takuar me shumë zyrtarë të profilit të lartë, madje edhe me komandantin e asaj zone jemi takuar”, ka thënë ai. “Ishte shumë e frikshme me thënë të drejtën. Ishte njëra nga gjërat më të frikshme që kamë bërë ndonjëherë. Ne flisnim dhe bënim çfarëdo që na thoshin ata, dhe vendosën se nuk ishte e sigurt për të që të rrinim, sepse nuk kishim trajnime ushtarake. Populli Kurd janë disa nga njerëzit më të mirë që kamë takuar ndonjëherë në udhëtimet e mia, e pavarësisht rrezikut të pashmangshëm, ata nga pranuan ne me duar të hapura e me buzëqeshje” shtoi ai.