“Në gjithë Irakun fëmijët vazhdojnë të dëshmojnë për tmerrin e vërtet dhe dhunën e paimagjinueshme”, thuhet në kumtesën e Fondit për fëmijë të KB (UNICEF). “Fëmijët vriten, plagosen, kidnapohen dhe detyrohen që edhe ata vet të gjuajnë në një nga luftërat më brutale në histori”, thekson UNICEF, transmeton gazetametro.net.
Në Mosul, militantët e Shtetit Islamik me qëllim i marrin fëmijët si cak dhe i vrasin në mënyrë që t’i dënojnë prindërit apo t’i pengojnë në arratisje, shtohet në kumtesë. Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se me shumë se 100.000 civilë, prej tyre gjysma fëmijë, janë ngujuar në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme në Qytetin e Vjetër, lagjja e fundit të cilën ende e mbajnë pjesëtarët e ISIS’it në Mosul.
Më shumë se 1.000 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 1.100 janë të plagosur apo të gjymtuar nga viti 2014 kur ekstremistët islamik kanë marrë pjesë të mëdha të Irakut, pretendon UNHCR. Më shumë se 4.650 fëmijë janë ndarë nga familjet e veta. Militantët kanë humbur shumicën e qyteteve irakiane në të cilët e kishin vendosur kontrollin e vet, pas në sërë ofensivave të ndihmuara nga SHBA, të cilat kanë filluar më 2015. Është shumë afër që ta humbin tërë kontrollin në Mosul, qytet në veri të vendit i cili në të vërtet i shërben atyre si kryeqytet.