Interi mbetet pa trajner, Pioli gjen klubin e ri

26

Interi dhe Stefano Pioli pritet të ndahen në fund të sezonit pasi dështuar t’i arrijnë objektivat: kualifikimin e skuadrës në Ligës e Kampionëve. Derisa Interi është duke kërkuar pasardhësin e Piolit, ky i fundit tashmë ka marrë një ofertë serioze. Sipas Gazzetta dello Sport Stefano, Fiorentina i ka ofruar kontratë trevjeçare  Piolit, i cili në të kaluarën ka drejtuar Bolognan dhe Lazion. Mario Cognigni, presidenti i Fiorentinës, e sheh Piolin si pasardhës ideal të trajnerit portugez, Paulo Sousa, i cili do të largohet nga ekipi në fund të sezonit.

Të Ngjajshme