Diktatori shkon në ceremoninë e Oscar-it
Komediani i njohur, Sasha Baron Cohen, edhe kësaj here arriti të tërhiqte vëmendjen pasi u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar i veshur si personazhi që luan tek filmi i fundit me titull “Diktatori”. Fillimisht Akademia i kishte ndaluar atij që të paraqitej në ceremoni i veshur si Diktatori, por më pas e lejoi. Cohen u shfaq në tapetin e kuq i veshur si Gjenerali Aladin, duke mbajtur në duar një urnë me hirin e Kim Jong Il, diktatorit koreano- verior, i vdekur disa kohë më parë. I shoqëruar nga disa asistente ushtarake seksi, Cohen korri të qeshura, por edhe pak zemërim. Kjo për shkak se ai i hodhi pluhurin e Kim Jong Il një prezantuesi të E! Ryan Seacrest mbante veshur një Burberry të shtrenjtë kur e pyeti Cohen se çfarë kishte veshur ai. “Po vesh John Galliano, por çorapet i kam blerë në supermarketet K-Mart. Siç më ka thënë njëherë Sadam Hussein, çorapet janë çorape, mos shpenzo kot para për to”.
“Kam sjellë me vete edhe mikun tim të vdekur, Kim Jong Il, me të cilin luaja tenis,” tha Cohen. “Ëndrra ime ishte që të vija tek çmimet Oscar dhe të spërkas tapetin e kuq dhe gjoksin e Halle Berry,” tha Cohen duke shpërndarë hirin e Kim Jong Il në tapet. Më pas ia hodhi hirin dhe prezantuesit që u zemërua. “Nuk ka gjë, tani kur të pyesin njerëzit çfarë ke veshur, do u thuash kam veshur Kim Jong Il”.
| Di | Hë | Ma | Me | En | Pr | Sh |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Facebook
Twitter
Google
Digg
Myspace
Yahoo MyWeb



Publikoni komentin tuaj