Athinë, 17 maj – Disa persona janë lënduar, në incidentet që pothuajse për katër orë kanë zgjatur në fshatin Pisoderi në afërsi të Psarades gjatë protestës për “mbrojtjen e karakterit grek të Maqedonisë”, njoftojnë mediat greke.
Incidentet, sipas informacioneve të njëjta kanë ndodhur në pjesën pyjore, kur policia i ka penguar protestuesit të drejtohen drejt vendit ku kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras e nënshkruan marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Qytetarët e tubuar e kanë sulmuar policinë me drurë dhe gjësende, ndërsa policia në vazhdimësi ka përdorur gaz lotsjellës. Pas disa orë incidente, situata është qetësuar, ndërsa disa persona, numri zyrtarë i së cilëve nuk është konfirmuar, janë transferuar në spital. Disa me probleme me frymëmarrjen, për shkak të gazit lotsjellës, ndërsa të tjerë të lënduar prej incidenteve.
Sipas mediave greke, gjithsej 80 autobusë me qytetarë nga Selaniku dhe qytetet e Greqisë së Veriut, sot në mëngjes kanë ardhur për protestë në afërsi të Prespës.