Imami i Qendrës Islamike të kryeqytetit të Namibisë, Windhoek, Mohammed Negumbo, familja e të cilit është nga feja krishtere, thotë se me njohjen e një familjeje myslimane në moshën 21 vjeçare ka vendosur që të zgjedhë Islamin si fe. Negumbo në një deklaratë për gazetën Anadolu Agency tregoi procesin e kalimit nga feja krishtere në atë myslimane.
Negumba i cili ka lindur në vitin 1942 në qytetin Osakati që është qyteti i dytë më i madh në Namibi, një nga shtetet e Afrikës Jugore deri në moshën 21 vjeçare ka jetuar si një krishterë. Ai thotë se me ardhjen e një familjeje myslimane në qytet ai është takuar për herë të parë me fenë Islame.