Shkup, 23 dhjetor – Agim Ibraimi nuk do të jetë në të ardhmen futbollisti i Astanas. Lajmin e konfirmon menaxheri gjeneral i kësaj skuadre Sajan Kamicanov. “Agimi është një futbollist me teknik të madhe, dhe nëse nuk do të kishte problem me lëndimet, sigurisht se do të jepte kontribut të madh për klubin tonë. Por, ai kishte shumë probleme me lëndime dhe me vendim të stafit teknik, klubi vendosi të prish bashkëpunim me at. Si profesionist, ne nuk kemi asnjë vërejtje dhe i dëshirojmë atij sukses në karrierën e tij futbollistike”, tha Kamicanov. Tani mbetet të shihet se cili do të jetë klubi i ri i Agimit, derisa spekulohet për një rikthim të tij në radhët e skuadrës së Shkëndijës. (koha.mk)