Lianne Robinson, ndonjëherë e ka të vështirë edhe të bëj blerjet e përditshme, kjo ngaqë shumë vajza të vogla mendojnë që është një princeshë e vërtetë. Shpesh ajo ngatërrohet me Rapunzel. 28 vjeçares nga Nottinghamshire, i duhen disa orë për të rregulluar flokët e saja, të cilat i ka rritur për 17 vite, e që tani i ka të gjata deri tek gjunjët. “Një ditë isha duke ecur rrugës dhe një vajzë e vogël u kthye dhe tha –Shiko nënë është Rapunzel” ka treguar Robinson. Natyrisht që kujdesi për flokët e saj është i shtuar, ndërsa ngjyra e flokëve të saj natyrale është e artë, sikur e princeshës në përrallë. E Robinson, që gjithmonë kishte adhuruar flokët e gjata, filloi t’i rriste qysh kur ishte 11 vjeçare.
I rriti flokët për 17 vite rresht, ja çfarë pamje kanë marrë tani ato (FOTO)
Leave a comment