Shkup, 16 janar – Kryetari i Qeverisë, Emil Dimitriev dhe zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski sot realizuan takim me përfaqësues të sindikatës dhe të ekipit menaxhues të kompanisë “Jugohrom”, në të cilën u shqyrtua situata aktuale në të cilën gjendet kjo kompani. Takimi, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, është vlerësuar si konstruktiv nga të dy palët. Nga ana e Qeverisë është vlerësuar se në zgjidhjen e situatës duhet të merren parasysh interesat e të punësuarve dhe të kompanisë, si dhe interesat për respektimin e standardeve ekologjike. “Qeveria vlerëson se ekziston mundësi, hapësirë dhe zonë e pranimit për harmonizimin e këtyre tre interesave, pa dëmtuar asnjë interes interesat tjera. Hollësitë dhe mundësitë për harmonizimin e tre interesave në mënyrë cilësore mund të përpunohen nga ana e Qeverisë politike. Qeveria aktuale në suaza të integrimeve të saj do të vazhdojë të ketë kujdes më të madh në këtë temë, dhe mbetet e hapur për diskutim me të gjitha palët e interesuara”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.