Beograd, 15 janar – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar sot se si komandant suprem i forcave të armatosura është i gatshëm që, nëse jetët e serbëve në Kosovë rrezikohen, t’i nisë forcat e Serbisë në Kosovë. “Derisa të jem në këtë funksion do të përpiqem që të mos luftoj me askënd. Nëse kjo do të jetë e pamundur, do të përpiqem si komandant suprem, ta marr përgjegjësinë për vendimet e mia”, deklaroi Nikoliq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare, përcjell Koha.net. I pyetur nëse është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, Nikoliqi e pohoi: “Po që se i vrasin serbët, të gjithë do të shkojmë atje, e jo vetëm ushtria. Ja, edhe unë do të shkoj i pari, nuk do të ishte kjo hera e parë”. Por, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa reaguar menjëherë duke thënë se serbët e Kosovës nuk janë dhe nuk do të jenë të rrezikuar, dhe se nuk kanë nevojë për mbrojtje nga Beogradi. Sot presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar se, “jam i gatshëm që të dërgoj ushtrinë në Kosovë nëse jetët e serbëve rrezikohen”. Gjithashtu, edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen se Serbia e ka marrë leksionin e duhur pas provokimit që ka bërë me trenin “Kosova është Serbi”.Në anglisht, reagimin Thaçi e ka shkruar në profilin e tij në Twitter. “Shpresoj se leksioni u kuptua nga ky provokim. Fqinjët e mirë nuk ndërhyjnë me projekte ekstremiste, ata dialogojnë”, ka shkruar Thaçi.