Shkup, 10 maj – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ka pritur të enjten piktorin shqiptar me renome evropiane dhe botërore, Omer Kaleshi. Hysa me Kaleshin kanë biseduar për shumë çështje, ndërsa takimi është zhvilluar në atmosferë miqësore. Omer Kaleshi është një piktor shqiptar me renome evropiane dhe botërore. Ka studiuar në Stamboll në Akademinë “Mimar Sinan”, ndërsa nga viti 1956 jeton në Paris si artist i lirë. Ka realizuar shumë ekspozita nëpër vende të ndryshme të botës, ndërsa me vendim të Ministrisë së Kulturës së Maqedoni he Komunës së Çairit, në Shkup i është ndarë edhe galeria e përhershme përkushtuar për Kaleshin.