Lindja e shtetit të Kosovës nuk ishte e lehtë, por brenda dhjet viteve të shtësisë së sajë Kosova ka arritur të marrë njohjen nga më shum se 100 shtete, të krijojë institucionet e saj demokratike dhe të jetë anëtare e ogranizatave të ndryshme ndërkombëtare, vlerëson në një intervistë për TVM2 Ambasadori i Kosovës në Shkup Ylber Hysa.
“Këto dhjetë vite sado që kanë qenë të rënda në krijimin e institucioneve demokratike, ato nël fakt kanë njohur edhe ecijakjet e jashtme, sidomos të sotme në gjeopolitikën në të cilat ndodhet Kosova. Duke qenë një pjesë e realitetit ballkanik dhe evropjan ky shtet gradualisht është ngritur dhe tashmë pas vete ka lënë disa legjislatura pra disa zgjedhje të suksesshme, ka krijuar kohabitacione të ndryshme duke tejkaluar drama dhe përvoja të ndryshme për një shtet të ri”, shprehet ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.
Sa u përket raporteve me shtetet fqinje ambasadori Hysa thotë se problem i hapur mbetet me Serbinë, ndërsa me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë marrdhëniet janë të shkëlqyera. “Kosova ka më së shumti marrëveshje bilateral me Maqedoninë dhe në këtë aspekt në një atmosferë të re të krijuar synojmë që përmes një mbledhje të paralajmëruar të dy qeverive këtë nivel të raporteve bilaterale ta çojmë më lart, jo vetëm duke nënshkruar marrveshje të reja por edhe duke bashkëbiseduar për një pozicionim edhe më strategjik”, shprehet ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.
Ambasadori Hysa poashtu thekson angazhimin për përfundimin e autostradës Shkup-Prishtinë, hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiç dhe aplikimin e pikave të përbashkëta doganore. Bashkëpunimit ndërshtetëror Maqedoni-Kosovë i kontribuojnë edhe subjektet politike shqiptare thotë ambasadori I Kosovës për TVM2, sipas të cilit përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në vend janë kontribues të stabilitetit dhe perspetktivës si dhe inspirtues të politikave euro-atlantike. Ambasadori kosovar thotë se dialogu me Sërbinë pritet të sjellë deri te dokumenti i obligueshëm, që do të nënkuptonte heqjen dorë të Serbisë nga Kosova. Ndërsa lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, ai pret që kjo çështje të mbyllet së shpejti.