Në BE prej sot hyn në fuqi rregulaltiva e re evropiane për mbrojtje të të dhënave perosnale, e njohur si GDPR, e cila u jep kontroll më të madh shfrytëzuesve ndaj të dhënave të veta.
Rregullativa e reviduar për mbrojtjen e të dhënave prej sot do të sjell më shumë ndryshime për shfrytëzuesit onllajn evropianë. Mes më të rëndësishmeve janë ato që prej tani, kompanitë do të duhet me fjalor “të skatë dhe qartë” t’ua sqarojnë shfrytëzuesve rregulalt për privatësi , për dallim nga udhëzimet e deritanishme të gjata dhe komplekse. në të cilat, më shpesh shfrytëzuesit klikojnë “prnaoj” pa i lexuar.
Plotësisht, shfrytëzuesit do të duhet të japin “pajtueshmëri afirmative” për dnarjen e të dhënave të veta personale, përderisa deri më tani ishte lejuar që heshtja të konsiderohej për pajtueshmëri, apo ndërkaq kushtet për ndarje të të dhënave të fshihen në udhëzimet e gjata për përdorim të ueb faqeve. Kompanitë gjithashtu do të kenë obligim t’i informojnë qytetarët kur të dhënat e tyre personale transferohen jashtë BE-së, por edhe të arsyetojnë për cialt qëllime ato transferohen si dhe t’i japin mundësi shfrytëzuesit të refuzojë.
Shfrytëzuesit do të përfitojnë të drejta më të mëdha para fuqisë së gjigantëve teknologjik të internetit. Kështu, kompanitë do të duhet menjëherë t’i informojnë shfrytëzuesit nëse është shkelur privatësia e tyre onllajn, ndërsa shfrytëzuesit do të kenë të drejtë edhe t’i kërkojnë të gjitha informatat të cilat i posedon ndërmarrja për ta.
Me rregullativën e re edhe trupat nacional për mbrojtje të të dhënave personale ffitojnë fuqi të prëforcuar. përderisa deri më tani ata kanë vetpëm mundësi të kufizuara për bashkëpunimn në nivel të BE-së, prej tabi kompetencat e tyre harmonizohen, ndërsa vendiemt e tyre do të bëhen obliguese për raste kur disa vende evropiane janë të prekura nga disa shkelje apo keqpërdorime. Për fund, këto trupa do të kenë leje edhe të shqiptojnë dënime për ndërmarrjet të cilat i shkelin rregullat e rregulaltivës së re. Dënimet mund të arrijnë 20 milionë euro apo ndërkaq 4 për qind të qarkullimit global të ndërmarrjes.
Disa kompani si “Fejsbuk” dhe “Majkrosoft” i prëshëndetën rregulalt e reja evropiane, ndërsa disa prej tyre planifikojnë ta zgjerojnë mbrojtjen e njejtë edhe për shfrytëzuesit jashtë BE-së. Themeluesi i “Fejsbuk”-ut, Mark Zukerberg, pas shpërthimit të skandalit me “Kembrixh Analitika”, gjithashtu disa herë e prëshëndeti rregullativën e re, dhe shfaqi shpresë se do të mund të gzjerohet globalisht, edhe pse saktësoi se kjo nuk është e mundur çdokund për shkak të kornizave të ndryshme ligjore në pjesë të ndryshme të botës.
Por, siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, jo të gjitha kompanitëarrijnë të gjenden me rregulalt e reja. Përderisa shfrytëzuesit evropianë në ditët e fundit vazhdimisht marrin raportime elektronike nga platforma dhe aplikime të ndryshme për ndryshimet në rregullat për privatësi, disa ndërmarrje vendosën ndërkaq t’i përjashtojnë shfrytëzuesit evropianë, sepse nuk arrijnë t’i ndryshojnë rregullat në pajtim me rregulaltivën e re.