Budapest, 27 shkurt – Hungaria filloi ta ndërtojë gardhin e dytë në kufirin me Serbinë, me qëllim që ta ndërpresë fluksin migrues në vend, konfirmoi sot zëdhënësi i Qeverisë hungareze. Autoritetet në Hungari veçmë kanë ndërtuar gardh përgjatë kufirit me Serbinë dhe Kroacinë në vitin 2015, ndërsa gardhi i dytë, sipas tyre nevojitet sepse këtë vit pritet numër më i madh i emigrantëve të arrijnë deri në kufirin hungarez. Shefi i kabinetit të presidentit hungarez, Janosh Lazar deklaroi javën e kaluar se Qeveria ka ndarë 130 milionë dollarë për ndërtim të gardhit dhe kampe për emigrantë. Ai atëherë paralajmëroi se gardhi i dytë, i cili tani për tani do të jetë vetëm në kufirin serbo-hungarez, do të ndërtohet sapo të lejojnë kushtet e motit dhe do të përfundohet deri në fund të pranverës. Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ashpër e kritikuan politikën migruese hungareze, përfshirë edhe masat me të cilat kërkuesit e azilit do vendosen në kampe për paraburgim në kufij derisa nuk zgjidhet kërkesa e tyre.