Raportohet se Hungaria e ka tërhequr kandidaturën për organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 2024. Njoftohet se qeveria hungareze ka thënë se vendim është marrë përbashkërisht mes Qeverisë dhe Komitetit Olimpik Hungarez. Një grup nismëtarësh iniciuan një peticion me 250 mijë firma javën e kaluar kundër organizmit të Lojërave Olimpike në Hungari për shkak të kostos së lartë. Budapesti ishte në garë me Los Angeles dhe Parisin për organizimin e Olimpiadës të vitit 2024.