Në zgjedhjet e djeshme lokale për këshillat e qytetit në Kroaci, Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ) fitoi shumicë prej 12 qyteteve të mëdha, tregojnë rezultatet e para jozyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, transmeton Hina. Agjencia thekson se Partia Socialdemokrate (SDP) ka fituar më së shumti vota në pesë qytet, Asambleja Demokratike e Istrias (IDS) dhe partia e punës dhe solidaritetit kanë shumicë në nga një prej këshillave të qytetit, si dhe dy lista të pavarura.
HDZ ka shumicë në këshillat e qytetit të Kralinës, Virovitica, Vukovar, Pozhega, Bjellovar, Karpovac, Gostiq, Zadar, Shibenik, Split dhe Dubrovnik, SDP më shumë këshilltarë ka fituar në këshillat e qytetit të Riekës, Osiek, Çakovec, Koprivnica dhe Sisak, IDS ka shumicë në këshillat e qytetit të Pullas, ndërsa partia e punës dhe solidaritetit të Millan Bandiq në Asamblenë e qytetit të Zagrebit. Lista e pavarur e Mirko Duspara, prefekt i deritanishëm, fitoi më shumë vota në këshillin e qytetit në Sllavonski Brod, ndërsa lista e Ivan Çehok, prefekt i dikurshëm në këshillin e qytetit të Varazhdin.
Midis qyteteve më të mëdha, në raundin e parë janë zgjedhur katër prefektë nga radhët e HDZ-së edhe atë prefekt i Vokovarit, ku me 61 për qind të votave u konfirmua prefekti i deritanishëm Ivan Penev (HDZ-HKS), si dhe prefekti i Virovitica, Ivan Kirin (HDZ-HSLS-HSP AS) me 60 për qind të votave të fituara. Prefekti i Krapina (HDZ, A-HSS 1904-HSS-ZDS) Zoran Greguroviq fitoi 58 për qind të votave, ndërsa prefekt i ri i qarkut është Branko Dukiq (HDZ-HSP AS, HSU, Hrast) i zgjedhur me 51 për qind të votave.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale Stjepan Kovan, kandidat i (SDP-HSS-HSU-MDS-Laburistët) është zgjedhur për prefekt të Çakovec, me 56 për qind të votave, ndërsa prefekt i Pullas edhe më tej do të jetë Boris Miletiq (IDS-HNS-ISU-PIP-Të gjelbrit) pasi në raundin e parë fitoi 51 për qind të votave. Kush do të jetë prefekt i ri i qyteteve të tjera të mëdha në Kroaci do të mësohet pas raundit të dytë të zgjedhjeve, në të cilat në Zagreb forcat do t’i masin prefektët e deritanishëm Millan Bandiq (SRSMB) me 30 orë qind të votave të fituara dhe Anka Mrak Taritass (HNS-SDP-HSS-HSU-NH-SU) e cila fitoi 24 për qind.