Londër, 11 korrik – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Londër u takua me këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Ora, ku u shpreh se ajo përmes muzikës ka bërë më shumë nga të gjithë për Kosovën.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook i shpreh falënderime Rita Orës që edhe përkundër asaj që ka prekur majat e suksesit në botë nuk i ka harruar rrënjët saj shqiptare.
“Faleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët e tua”, shkruan ai në postimin FB të cilit i ka bashkëngjitur edhe një foto me Rita Orën.
“Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër. Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se të gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën. Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët e tua! Our golden Rita Ora. Thank You!”, shkruan Haradinaj në Facebook.