Na duhet të pranojmë se dashuria jonë e parë ka qenë filmi i njohur vizatimor “Mbreti Luan”. Fillimisht filmi u publikua në vitin 1994 dhe akoma sot e kësaj dite mbetet produkti më i suksesshëm i “Disney”-t. Përveç pamjeve nga jeta e egër në xhungël, gjë që ngjall kuriozitet, “Mbreti Luan” jep edhe mjaft mësime të vlefshme, jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit. Tashmë duket se ka ardhur koha për ta sjellë edhe njëherë “The Lion King”! Fituesi i Golden Globe, Donald Grover, do të luajë rolin e Simbas, James Earl Jones do të jetë babai i dashur i Simbas, Mufasa, ndërsa regjisor i filmit do të jetë Jon Favreau, i cili risolli “The Jungle Book” vitin e kaluar. Duke marrë paraysh se klasiku grumbulloi 968.5 milionë dollarë në “box office”, kompania filmike duket se është mjaft entuziaste për fitimet që do të sjellë projekti i ri. Data e publikimit nuk është vendosur akoma, ç’ka do të thotë se duhet të presim pak kohë!