Hakerët serbë sulmojnë faqen e ambasadës shqiptare

6

Të ashtuquajturit “Hakerët Serb nga Kosova dhe Metohija”, kanë sulmuar llogarinë zyrtare në Twitter, të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Faqja e Ambasadës Shqiptare është sulmuar gjatë ditës së sotme duke vendosur fotografi me mbi shkrime se “Kosova është Serbia”, por pas disa minutave faqja e sulmuar është marrë nën kontroll prapë, raporton Insajderi.com. Në njoftimin e hakerëve serb përmes një video të publikuar në Youtube shkruan se “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme dhe të vetë shpallura në vendin tonë historik.” Sulmi i tyre është thirrur “në mbrojtjen e miqve të tyre tradicional francez nga trajtimet shqiptare ndaj francezëve dhe ambasadave të tyre” si dhe për të mbrojtur institucionet franceze në sundimin e drejtësisë. Sulmi vie pasi një ditë më parë një grup hakerësh nga Shqipëria të quajtur “Anonymous Albania”, kanë paralajmëruar sulme virtuale ndaj Qeverisë Franceze, pas arrestimit të Ramush Haradinaj në Francë.

Të Ngjajshme