Shtip, 3 dhjetor – Të fokusohemi në atë që e ofron VMRO-DPMNE, në zhvillim ekonomik, shtet sovran, të pavarur, unitar, pa kantone, në shtet me bashkëjetesë, porositi kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në mitingun e sotëm të Koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë. Paralajmëroi projekte të reja kapitale në të gjitha sferat dhe për të gjithë qytetarët, pa kurrfarë ndarje në bazë etnike. “Dëshirojmë së bashku të shkojmë përpara, së bashku t’i zgjedhim problemet, ta përmirësojmë ekonominë, të hapen vende të reja pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, edhe për maqedonasit dhe shqiptarët, edhe për turqit, edhe për romët edhe për boshnjakët, edhe për vllehët edhe për serbët,…,tha Gruevski. Duke e akuzuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev se shtyn ide për ridefinim të Maqedonisë, Gruevski paralajmëroi se nëse bëhet gabim ai do të jetë fatal dhe nuk ka kthim prapa. “Disa herë i përsëris punët me kantonizimin, dygjuhësinë, federalizimin. E përsëris për një arsye, të mos na ndodh ndonjë gabim”, tha Gruevski. Ai porositi se garancë e vetme për përfundimin e krizës politike është që VMRO-DPMNE dhe koalicioni të marrin 63 deputetë. Duke u përqendruar në programin zgjedhor paralajmëroi rritje të pagave në sektorin publik dhe të pensioneve për të paktën 10,25 për qind, rritje të pagës minimale deri në fund të vitit 2020 në shumë prej 14.000 denarë, ndërsa në sektorin e lëkurës dhe të tekstilit 13.000 denarë, këshilltarë ekonomikë, 140 kopshte të reja, subvencione për ngrohje me peleta, masa për mbështetjen e ekonomisë… Në miting fjalim mbajti edhe Peter Sijarto, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregitisë së Hungarisë. Ai porositi që shteti të mbetet në rrugën evropiane, ndërsa për atë, siç tha, garancë e vetme janë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE.