Hyrje | Globi | Dëshmitari X nuk ishte nën mbrojtjen e EULEX

Dëshmitari X nuk ishte nën mbrojtjen e EULEX

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

EULEX’i dhe Zyra Federale gjermane e Krimeve të Rënda (BKA) nuk e pranojnë se “Dëshmitari X” ishte nën mbrojtje të tyre. Asnjëra palë nuk tregon se si u gjet e ku jetoi për shtatë muaj në Gjermani personi kyç në procesin gjyqësor “Kleçka”. Këtë nuk e di as Policia e Duisburgut, qytet në të cilin Agim Zogaj u vetëvra.
Familja e Agim Zogajt, i cili deri të mërkurën identifikohej me kodin si “Dëshmitari X” në procesin gjyqësor “Kleçka”, kot mundohet që për vdekjen e tij të kërkojë përgjegjësi nga EULEX’i.

Kështu së paku lihet të kuptohet nga deklaratat e zyrtarëve të këtij misioni. EULEX’i nuk pranon se “Dëshmitari X” ishte në mbrojtje të tyre.
“Ai (Dëshmitari X) nuk ishte nën mbrojtje të EULEX’it”, tha Nicholas Haëton, një nga zëdhënësit e këtij misioni.

Zyrtari ndërkombëtar nuk ka mundur të thotë nëse Zogaj ishte nën ndonjë program tjetër për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Agim Zogaj (54) është gjetur i vdekur në një park në qytetin Duisburg të Gjermanisë, të mërkurën herët në mëngjes.
Familjarët e tij deklarojnë se nuk kanë qenë në dijeni se ku ndodhej ai. Të vetmen gjë që dinë është se Agim Zogaj është marrë me forcë nga shtëpia e tij në mars të këtij viti nga EULEX’i dhe prej atëherë nuk e dinin se ku ndodhet.

S’di as Policia e Gjermanisë

Por, si ka arritur Zogaj në shtetin gjerman, këtë nuk e di as Policia e Duisburgut.  Express ka kontaktuar me policinë e këtij qyteti që ndodhet në landin e Nordrheim-Ëestfalen, ku edhe dyshohet se është gjetur i vetëvrarë Agim Zogaj. Zyrtarët e rendit nuk dinë se kur ky person ka shkuar atje dhe as si ka jetuar aty.
E vetmja që dinë është se personi me emrin Agim Zogaj, e që ka bërë vetëvrasje, është nga Kosova.  “Ne e dimë që është nga Kosova, por si ka ardhur këtu në Duisburg dhe si ka jetuar apo ku ka jetuar, nuk kemi pasur asnjë informacion”, tha Ramon van der Maat, zëdhënës i Policisë së Duisburgut, të enjten për Express.

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaGlobi
Previous
image
Londër: Për vrasjen e ushtarit – edhe dy arrestime
Policia britanike i ka arrestuar edhe dy vetë të dyshuar lidhur me vrasjen e ushtarit britanik në një rrugë në Londër.  Policia tha sot se e ...
image
Pjesëtarë të "Agimit të Artë" neonazist kanë marrë pjesë në gjenocidin në Srebrenicë
Pjesëtarë të lëvizjes politike ekstreme djathtiste neonaziste në Greqi "Agimi i Artë", kanë marrë pjesë në luftën në Bosnjë e Hercegovinë nga mesi i viteve ...
image
Përkeqësohen marrëdhëniet mes Serbisë dhe Republika Srpska
Raportet mes Beogradit dhe Banjallukës janë përkeqësuar me ardhjen e Partisë Popullore Përparimtare në pushtet në Serbi. Kohët e fundit po flitet edhe për keqësimin ...
image
Serbët e veriut nuk e duan marrëveshjen
Serbët e veriut të Kosovës e kanë kundërshtuar marrëveshjen e Brukselit të arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb Ivica Daçiq, dhe ...
image
Këshilli i BE-së diskuton rreth kandidatëve për anëtarësim
Bruksel, 21 maj  - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian sot në Bruksel duhet ta mbajnë takim të Këshillit për punë ...
image
Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
Dhjetëra simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë në ...
image
Bruksel: Takim i ri Thaçi – Daçiq
Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, të cilët do të diskutojnë për planin e ...
image
Berisha: Meta iku sepse donte karrigen time
Gjatë inaugurimit të rrugës Llongo-Koshovicë me gjatësi 5.3 km dhe investim me 85 milion lekë, Berisha tha se kreu i LSI i kishte qëllimet e ...
image
Zbatimi i Marrëveshjes, kusht i BE-së për Prishtinën e Beogradin
Prishtinë, 20 maj - Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle vazhdon vizitën në Serbi, ku do të takojë sot edhe presidentin dhe kryeministrin e ...
image
Kuçi: Kadri Veseli për kryeministër!
Një ditë pas takimit të radhës në Bruksel me palën serbe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, shprehet optimist se gjatë kësaj jave palët do të ...
image
Bundestagu do t’i thotë jo Serbisë
Bundestagu gjerman nuk do të votojë që Beogradi të marrë datën për fillimin e negociatave për pranim në BE. Kështu ka deklaruar Rainer Shtajner, zyrtar ...
image
Bosnja bllokon pronat e Naser Kelmendit
Gjykata në Bosnje dhe Hercegovinë i ka bllokuar të premten shtatë prona të patundshme që janë në pronësi të biznesmenit kosovar, i cili ka edhe ...
image
Në Kroaci mbahen zgjedhjet lokale
Në Kroaci sot mbahen zgjedhjet lokale.Mbi 3.7 milionë votues do të kenë rastin të vendosin se kush do të qeverisë me mjediset e tyre lokale ...
image
Limaj: Prita majft, tani dua të flas
Ish- Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka kërkuar sot nga trupi gjykues që t’i ipet mundësia të flas për akuzat që po i ...
image
Nisin bisedimet për çështje teknike
Në Bruksel ka filluar takimi midis grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike. Në takimin e sotëm do të flitet për çështje të ...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull