Fillimi | Globi | Lista e deputetëve të PS-së

Lista e deputetëve të PS-së

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ka përfunduar pak pas orës 22:00 mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, në fund të të cilës, kreu i PS-së, Edi Rama foli për një skuadër fituese të 23 qershorit. 

 

“PS i hapi rrugën një fitoreje me një skuadër kombëtare që pa asnjë dyshim do të luftojë në cdo qark për të fituar. Ju do të keni në dispozicion emrat, por unë do të nënvizoj se jam shumë krenar që kam patur privilegj të punoj, të bashkëpunoj me burrat dhe gratë të një grupi parlamentar që është në përfundim të mandatit të vet të cilët edhe pse nuk u përfshinë në listën e skuadrës së 23 qershorit, në përgjithësi kanë treguar jo vetëm mirëkuptim, por edhe ndjenjë të fortë përkatësie ndaj PS, me sinqeritet dhe me prova konkrete duke pranuar madje në disa raste të përfshihen në pjesë jo të drejtpërdrejtë fituese dhe duke treguar se janë këtu për ato që thonë, janë këtu për ato që bëjnë në aktivitetin e tyre të përditshëm dhe nuk janë këtu sic fatkeqësisht është ndonjë rast, për të thënë tjetër gjë e për të bërë tjetër gjë. Dëshiroj të falenderoj dhe iu shpreh konsideratat më të larta të gjithë atyre që nuk ishin pjesë e grupit parlamentar dhe që nuk u përfshinë as në këtë skuadër”, nisi fjalën e tij zoti Rama. 

 

Rama u ndal edhe tek reagimi i emrave të rëndësishëm që nuk u përfshinë në listën e kandidatëve për deputetë, njëri prej të cilëve ishte edhe Arben Malaj. 

 

“Sot kemi bërë një zgjedhje të qartë. Duam një skuadër që të fitojë dhe nesër të tregojë koherencë, kohezion që axhenda kombëtare dhe e PS është mbi cdo axhendë personale. Të tregojë që jemi këtu së bashku për të bërë gjërat që themi, ndaj janë bërë disa zgjedhje për të mos u përfshirë në skuadrën e re anëtarë të kryesisë së PS. Këtu vecoj se ka patur zgjedhje të ndryshme reagimesh ndaj këtij vendimi. Sigurisht asnjë s’ka qenë i lumtur në këtë, por sjellja ka qenë e ndryshme dhe përsëri janë ndarë qartësisht ata që janë këtu për PS dhe dikush që fatkeqësisht nuk ka mundur të vazhdojë në këtë rrugë dhe nuk ka patur këtë”, tha Rama. 

 

Emrat e pare te njohur qe nuk jane perfshire ne listen e PS-se jane dy, Arben Isaraj dhe Arben Malaj. Malaj la mbledhjen me heret dhe në një deklaratë për gazetarët nga Selia Rozë la të kuptohej se do të dilte i pavarur në zgjedhje. 

 

“Nuk do të jem në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës. Një vendim personal i kryetarit Rama. Jam përgatitur për këtë, sepse shumë nga këta që rama kultivon me kult dhe që nuk kanë asnjë angazhim publik dhe politik, kishin kohë që betoheshin që do të zhdukim Malajn nga politika”, tha Malaj. 

 

Më tej, Malaj shtoi se është përgatitur për këtë skenar dhe tha se gjithcka do të bëhet më e qartë ditën e nesërme në orën 12:00 kur do të dalë në një konferencë për shtyp. Ai nuk përjashtoi mundësinë e kandidimit si i pavarur. 

 

Sa për prurjet e reja, ato kanë nisur që në shkurt, kur Rama prezantoi Alfred Pezën për qarkun e Elbasanit. 

 

Sa për qarqet ato pritet të kryesohen si më poshtë: Gramoz Ruçi udhëheq në Fier, Pandeli Majko do kryesojë listën në Tiranë, Ben Blushi në Qarkun e Elbasanit, në Korçë Bashkim Fino, ndërsa  Gjirokastra në Gjirokastër Arben Ahmetaj. Ndërkohë, deputeti aktual PS-së, Erjon Braçe është vendosur i dyti, fill pas kreut të Asamblesë së PS-së Gramoz Ruçi në Qarkun e Fierit. 

 

Shkodra do të kryesohet nga Mimoza Hafizi. Në Kukës është përcaktuar Vexhi Muçmataj, në Lezhë Mimi Kodheli, në Durrës Blendi Klosi dhe në Dibër Shkëlqim Çani. 

 

Malaj, jo në listat e PS

“Do kandidoj i pavarur, do t’i shërbej qytetarëve”

 

“Së pari, e mbi të gjitha dëshiroj të falënderoj median, për të gjithë mbështetjen që më ka dhënë dhe do të më japë në karrierën time politike. Dëshiroj të falënderoj të gjithë votuesit, që kanë votuar Partinë Socialiste, dhe sidomos ata që më kanë votuar për 16 vjet në politikë. Sigurisht, ky nuk është fundi i karrierës time. Duke vendosur që të dal si kandidat i pavarur, pra nuk kam pranuar asnjë ofertë as majtas dhe as djathtas, mendoj që ky të jetë fundi i neodiktatorëve në politikën shqiptare. Ishte zoti Rama, dhe dëshiroj të falënderoj edhe të gjithë përfaqësuesit politik të së majtës në qarkun e Vlorës, që më kishin dhënë mbështetje maksimale. Vendimi për të mos u përfshirë në asnjë listë ishte vendim individual i Ramës, nuk kam asnjë problem individual me të, por jam i shqetësuar që në mënyrë të përsëritur Partia Socialiste dështon për të mundur qeverinë Berisha dhe për t’i dhënë vendit një qeverisje më të mirë. E kam ditur që në momentet e para, që lufta që kam bërë për të mos ndryshuar Kushtetutën në mënyrë arrogante dhe jo transparente, e cila ka prishur themelet e shtetit ligjor. E kam ditur që kur i kam kërkuar grupit parlamentar të Partisë Socialiste të mos bënte bllokim të funksionimit të parlamentit në një demokraci parlamentare, kur kam kërkuar që të votonim ligjet e integrimit europian, kur kam iniciuar një proces demokratizues dhe modernizues të Partisë Socialiste, që do të paguaja një çmim për të gjitha këto. Por, ky është çmimi më i vogël që mund të paguajë një politikan, i cili nuk ka asnjë interes për një karrige, por ka interes që partia e tij, Partia Socialiste, të ishte partia që të mposhtte Sali Berishën nga avantazhet e saja, dhe jo nga kopjimi i stilit të tij”, është shprehur Malaj. 

 

Reagon edhe Fatos Nano për rastin “Malaj”

 

Pas bërjes publike të rastit të Arben Malajt, i cili ka mbetur jashtë listave për kandidatë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit, ka ardhur edhe një reagim nga ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, në Facebook.

 

“Turp!!! Nuk mund të zëvendësohet një themelues dhe një nga kontribuesit më të mëdhenj të së majtës si z. Malaj, z. Braçe, z. Islami, etj, me kapitalistë të tipit Koço Kokëdhima, që do të hyjë në politikë për të mbrojtur interesat personale të bizneseve të tij. Ja pse është luftuar Rama për kaq kohë nga z. Nano!!!” 

 

LSI depoziton listën, Meta i pari në Tiranë 

 

LSI ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. 

 

Sipas informacioneve të fundit, numrin më të madh të kandidatëve kjo parti do ta ketë në Tiranë, ku kandidojnë: Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama dhe Ylli Manjani. 

 

Qarku i dytë më i rëndësishëm për këtë parti është ai i Durrësit, ku i pari në listë është ish-kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Lefter Koka, i ndjekur nga Edmond Panariti. 

 

Numri dy i kësaj partie, Petrit Vasili, ish-ministër i Shëndetësisë dhe deri pak më parë nënkryetar i bashkisë së Tiranës, do të kryesojë listën e Fierit, ndërsa Vangjel Tavo do garojë në Gjirokastër bashkë me Reshat Zikën. 

 

Në veri të vendit lista e partisë së dytë të koalicionit të majtë do të përfaqësohet nga Agron Çela dhe Nora Malaj në Shkodër, Apostol Goci dhe Qemal Elezi në Kukës dhe Përparim Spahiu në Dibër. 

 

Monika Kryemadhi, bashkëshortja e kryetarit Ilir Meta, do të kryesojë listën e Lezhës, e ndjekur nga Petrit Gjoni. Ish-ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto do të kandidojë në Elbasan, ndëkohë që qarku i Korçës plotësohet nga emrat e Pirro Kapuranit dhe Mimoza Gushos. 

 

Dritan Prifti garon si i pavarur 

 

Ndërkohë, ish-anëtari i LSI dhe dikur një nga personat më të afërt të Metës, Dritan Prifti, ka dorëzuar në KQZ kërkesën për të kandiduar si deputet i pavarur në qarkun e Fierit. 

 

Emri i tij nuk u pranua as nga Partia Socialiste, sikurse shpresonte ish-ministri i Energjitikës, i cili së fundmi u shpall i pafajshëm në një proçes për korrupsion. 

 

Emra të tjerë të njohur për kandidatë të pavarur nuk ka, përveç disave që për momentin mbahen sekret nga instituti qëndror që menaxhon proçesin elektoral. /TCH/ 


Votoni këtë tekst
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera ngaGlobi
Previous
image
Arrestohen 5 shqiptarë për drogë në Itali, mes tyre edhe një futbollist
Një super operacion i policisë italiane ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi të strukturuar të trafikut të drogës, ku në pranga kanë rënë...
image
BE: Të shkatërrohet imigrami ilegal dhe të shkatërrohen anijet për tregti me njerëz
Liderët e Bashkimit Evropian mbrëmë në takimin e jashtëzakonshëm u dakorduan që valën e imigrantëve ilegal ta pengojnë me "shkatërrimin e rrjeteve kontrabandiste, nxjerrjen e...
image
Sot shënohet 100 vjetori i Betejës së Çanakalasë
Për të shënuar 100 vjetorin e Betejës së Çanakalasë, më 24 dhe 25 prill do të mbahen një sërë manifestimesh, ku përpos presidentit të Turqisë,...
image
Kosova, vendi më i lumtur në rajon
Toka e orëve dhe çokollatave është vendi më i lumtur në botë, sipas një sondazhi të ri.Zvicra kryeson Indeksin e Lumturisë në Botë, të hartuar...
image
Lista Serbe kthehet në parlamentin e Kosovës
Pas më shumë se dy muajsh bojkotimi, përfaqësuesit e Listës Serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës, vendosën të kthehen në parlamentin dhe qeverinë...
image
Thaçi: Refuzimi i vizitës sime do të ketë pasoja
Ministri i kosovës Hashim Thaçi vlerësoi se refuzimi për të lejuar qëndrimin tim në Beograd, kërcënimet kundër meje, përfaqësuesit tonë në Beograd dhe organizatorëve të...
image
Doris Pak: Nuk ka kushte të reja nga BE-ja për Serbinë
Serbisë nuk do t'i vendosen kushte të reja për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi që kushti kryesor ishte përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën, ka thënë...
image
Erdogan: Edhe Armenia të hapë arkivat e saj
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka përsëritur qëndrimin se Turqia është e gatshme të hapë të gjitha arkivat mbi ngjarjet nga viti 1915 dhe...
image
Nikoliq: Serbia ka obligim kushtetues mirëqenien në Kosovë
Kryetari i Serbisë Tomislav Nikliq ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai madje ka theksuar se nuk është mirë...
image
Top Channel shkarkon Sokol Ballën pas videos intime
Një nga zëvendësuesit e mundshëm të Ballës mund të jetë Mustafa Nano, shkruan Anabel.al.Top Channel shkarkon gazetarin Sokol Balla, pas videos intime publikuar së fundmi...
image
Vuçiq: Kosova ka pranuar se pjesa më madhe e Gazivodës është në Serbi
Kryetari i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar mbrëmë se pala kosovare ka pranuar se pjesa më e madhe e liqenit të Gazivodës gjendet...
image
Shoqëria civile në Serbi kërkon lejimin e Thaçit në Beograd
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Serbi ka mbështetur publikisht shkuarjen e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Hashim...
image
Rama e Vuçiq me një gojë për tri projekte infrastrukturore
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili merr pjesë në Samitin për Ballkanin që po zhvillohet në Bruksel, organizuar nga Komisioni Europian, u takua sot edhe...
image
Rama-Mustafa-Thaçi në “mëngjes pune” në Bruksel
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Isa Mustafa, bashkë me shefin e diplomacisë dhe zëvendëskryeministër të Kosovës, Hashim Thaçin, kanë pasur sot një...
image
Muhammad Morsi dënohet me 20 vjet burgim
Drejtësia në Egjipt ka dënuar presidentin e rrëzuar islamik, Muhammad Morsi, me 20 vjet burgim, në lidhje me vrasjen e protestuesve në vitin 2012. Verdikti...
Next
Arkivi
first first Prill, 2015 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Arkivi sipas gazetareve
Tag
Ska asnjë tag