Hyrje | Globi | Arrestohet Naser Kelmendi

Arrestohet Naser Kelmendi

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë arrestuar të enjten Naser Kelmendin, i cili konsiderohet si njëri prej bosëve të drogës në Ballkan dhe Evropë.

I shoqëruar nga shumë forca Kelmendi është sjellë në stacionin “Qendra” në Prishtinë rreth orës 19 e 30, njofton sot “Koha Ditore”. Burime nga Policia e Kosovës i kanë thënë “Kohës Ditore” se Kelmendi është arrestuar në Pejë dhe është shoqëruar në Prishtinë ku është marrë në pyetje disa orë. Ai i ka thënë Policisë se nuk është Naser Kelmendi, duke u përpjekur ta fshehë identitetin. “Sapo është sjellë në stacion ka mohuar se është Naser Kelmendi, duke thënë se kanë arrestuar njeriun e gabuar. Por Policia e di fare mirë se kë ka arrestuar”, ka thënë një zyrtar policor në kushte anonimiteti.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë të enjten rreth orës 21:00 se zyra për media nuk ka informacion deri në atë kohë se është arrestuar Kelmendi. Shefi i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, nuk ka dashur të flasë.
Naser Kelmendi ndodhet në Kosovë prej javës së kaluar. Ai kishte ikur nga Sarajeva për shkak të një aksioni të Policisë së atjeshme për kapjen e tij. Kishte kaluar në Mal të Zi dhe pastaj në Pejë ku ka qëndruar për më shumë se një javë. Ndaj tij nuk ka pasur urdhërarrestim ndërkombëtar. Për këtë arsye Policia nuk e ka arrestuar deri tash. Naser Kelmendi, 55 vjeç, i lindur në Sarajevë, i cili ka nënshtetësi të Bosnjës, është futur muaj më parë në listën e zezë të presidentit amerikan Barack Obama. Ai gjendet në listë krah liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah. Amerikanët e kanë konsideruar si njeriun më të rrezikshëm në Evropë për interesat e tyre.
Banka Federale e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar ngrirjen e të gjitha aseteve të tij në Mal të Zi. Kërkesa është dërguar përmes Interpolit, ndërsa vendimin formal për fillimin e ngrirjes do ta sjellë komisioni i Bashkimit Evropian. Kelmendi të enjten nuk ka qenë i kërkuar nga Interpoli. Emri i tij nuk ka figuruar në faqen zyrtare në internet të Policisë ndërkombëtare. Deri të premten për të nuk ka pasur urdhërarrestim të ardhur në Kosovë.
Policia e Bosnjës ka nisur një aksion për të arrestuar dhjetëra persona që merreshin me krim të organizuar. Aksioni i koduar me emrin “Lutka”, ka rezultuar me prangosjen e rreth 25 personave, të cilët janë arrestuar në bazë të kërkesës së prokurorisë. Aksioni është kryer në tërë territorin e Bosnjës. Mediat boshnjake dhe ato të Malit të Zi kanë raportuar se qëllimi kryesor ka qenë arrestimi i Naser Kelmendit. Me origjinë nga Peja, Kelmendi për mediat është i njohur si biznesmen kontrovers dhe i cilësuar shpesh edhe si një nga narkobosët më të mëdhenj.
Një nga lokacionet e kontrolluara nga policia ka qenë “Casa Grande” në pronësi të Naser Kelmendit. Policia ka deklaruar se ai megjithatë është larguar për në Mal të Zi. Por, policia e ka mohuar që ai është në territorin e Republikës së Malit të Zi. Kelmendi, 55-vjeçar, qytetar i Kosovës, i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH), sipas Departamentit të Thesarit, dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit. Naser Kelmendi, djemtë e tij Elvisi, Liridoni dhe Besniku, si dhe vëllai i tij Beqiri, thuhet se zotërojnë një numër të bizneseve në Bosnjë, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë, duke përfshirë hotele dhe një kompani kamionësh. (koha ditore)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaGlobi
Previous
image
Greqia humb turistë rusë për shkak të rënies së rublës
Greqia humb turistë rusë dhe para për shkak të rënies së vlerës së rublës. Rusëve tani u nevojitet më shumë para për të shkuar në ...
image
Islamistët nga Boko Harami në Nigeri vranë 32 persona
Islamistët nga grupi Boko Haram vranë 32 persona, ndërsa dhjetëra rrëmbyen në një sulm ndaj një fshati në Nigerinë verilindore, njoftuan sot autoritetet lokale. Përfaqësues ...
image
Erdogan fton Gylenin që t'i bashkohet të arrestuarve
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka ftuar klerikun kontravers Fethulla Gylen, për t'u bashkuar me ekipin e tij të njerëzve të dyshuar ...
image
Putin: Për dy vite do të rimëkëmbet ekonimia ruse
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë sot se problemet ekonomike në Rusi janë si rezultat i provokimeve nga faktorë të jashtëm, duke përfshirë këtu edhe ...
image
Ban Ki-mun: Konflikti në Siri duhet të përfundojë në vitin 2015
Konflikti në Siri vitin e ardhshëm duhet të zgjidhet, deklaroi në Nju-Jork në konferencën për shtyp sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun. "Viti 2015 ...
image
Serbia lëshon urdhër-arrest për Ballistin!
Mediat serbe raportojnë se policia e Serbisë ka lëshuar urdhër-arrest ndaj Ismail Morinës, i njohur me nofkën Ballisti.I dyshuari kryesor, sipas mediave serbe, për fillimin ...
image
Brok: Turqia gjithnjë e më tepër po largohet nga BE-ja
Kryetari i Bordit të jashtëm politik  të Parlamentit Evropian, Elmar Brok vlerësoi se Turqia gjithnjë e më tepër po largohet nga Evropa.Ai në intervistë për ...
image
Pritet me interes të veçantë takimi i Vuçiqit me Ramen
Samiti i Tretë i Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që ka në agjendë bashkëpunimin ekonomik, vazhdon sot punimet në Beograd.Dita e ...
image
I zoti i shtëpisë vret 2 hajnat
Sërish vrasje në Tiranë. Dy persona kanë humbur jetën këtë mëngjes, rreth orës 09:00, ndërsa informacionet për këtë krim të dyfishtë janë ende të pakta.Paraprakisht, ...
image
Së paku 95 të vdekur në sulmin në Peshavar
Së paku 95 persona janë vrarë në sulmin e talebanëve ndaj një shkolle për fëmijë të ushtarëve në qytetin veriperëndimor pakistanez, Peshavar.Pjesa më e madhe ...
image
Qëllohet me plumb në kokë para shtëpisë
Një vrasje me armë ka ndodhur paraditen e sotme në Kamëz pas një grindjeje të çastit.Qerim Kaci, 50 vjeç, është goditur me armë para shtëpisë ...
image
Rama në Serbi: Kina do ndërtojë Rrugën e Arbrit
Kryeministri i Shqipërisë Edit Rama ndodhet sot në Beograd, për të marrë pjesë në Samitin e Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Juglindore.Rama do të ...
image
Numër i madh i demonstruesve antiislamikë në Dresden
Kritikat nga partitë parlamentare nuk e kanë penguar rritjen e mbështetjes për lëvizjen antiislamike "Pegida", e cila dje për herë të parë arriti të tubojë ...
image
Erdogan kundër BE-së: Të shikojë punët e veta
Presidenti turk, Recep Taip Erdogan u është përgjigjur kritikave të Bashkimit Europian mbi bastisjen e fundit të bërë nga autoritetet turke në disa media vendase ...
image
Përfundon drama e pengjeve në Sydney, vritet pengmarrësi
Policia e Sydneyt ka konfirmuar se drama e pengmarrjes në kafenenë "Lindt" ka përfunduar. Raportohet se gjatë operacionit janë vrarë dy persona, njëri ndër ta ...
Next
Arkivi
first first Dhjetor, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull