Fillimi | Globi | AI: Koha që t’iu jepet prioritet krimeve të luftës

AI: Koha që t’iu jepet prioritet krimeve të luftës

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në qershor të këtij viti, Këshilli i Bashkimit Evropian do të miratojë zgjatjen e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.
Në raportin e saj më të ri, organizata Amnesty International (AI) apelon që ky mandat të përfshijë masa specifike, të cilat sigurojnë se EULEX-i, si çështje me urgjencë, do të konsiderojë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve, përfshirë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Amnesty International thotë se është në dijeni për rikonfigurimin e EULEX-it gjatë dy vjetëve të ardhshëm, kur misioni pritet të zvogëlojë personelin në sektorin e policisë dhe të doganave, duke u përqendruar në sistemin e drejtësisë.
Organizata konsideron se kjo është një mundësi ideale për të forcuar komponentët ndërkombëtarë dhe lokalë në sektorin e drejtësisë dhe, rrjedhimisht, sipas AI-së, duhet të sigurohen burime dhe personel i nevojshëm për të adresuar në mënyrë efektive mosndëshkimin e vazhdueshëm në Kosovë.
Raporti thekson se kudo në Ballkan, mosndëshkimi i krimeve të luftës mbetet një nga shqetësimet më serioze të të drejtave të njeriut. Në Kosovë, mosndëshkueshmëria vazhdon “për krime lufte të kryera nga të dyja palët në konfliktin e armatosur të vitit 1999”. “Vetëm ca policë serbë, forca militare dhe paramilitare, përgjegjëse për krime lufte kundër shqiptarëve kosovarë, janë sjellë para drejtësisë. Megjithatë, edhe më pak anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përgjegjës për krime lufte kundër serbëve kosovarë, romëve dhe anëtarëve të komuniteteve të tjera pakicë, janë ndjekur penalisht apo janë dënuar”, thuhet në raportin e Amnesty International.
Po sipas tij, me gjithë praninë në Kosovë të policëve ndërkombëtarë që nga viti 1999 dhe të gjyqtarëve e prokurorëve ndërkombëtarë që nga viti 2000, pak progres është bërë edhe nga paraardhësi i EULEX-it – Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara – UNMIK. Në janar të 2008-ës, Amnesty International ka publikuar raportin: “Kosova: Sfida për të rregulluar misionin e dështuar të drejtësisë të OKB-së”, i cili përshkruan dështimet e sistemit për drejtësi të UNMIK-ut në Kosovë. Organizata kujton se ky raport ka bërë rekomandime specifike “për secilin mision të ardhshëm të BE-së apo çdo organizëm tjetër ndërkombëtar, të mandatuar për të asistuar Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e një sistemi funksional të prokurorisë dhe të drejtësisë në Kosovë.
Këto rekomandime, sipas AI-së, janë bërë në atë mënyrë që misioni, pastaj i planifikuar, i EULEX-it, të mos bëjë gabime të njëjta si UNMIK-u.  Organizata thotë se shumë rekomandime të saj janë marrë parasysh nga EULEX-i dhe janë vënë në praktikë, ndonëse gjatë viteve që kanë pasuar, EULEX-i, në disa fusha, ka dështuar të identifikojë zgjidhje apo ka kaluar gradualisht në rrugët e vjetra të UNMIK-ut. Në raportin më të ri, organizata bën një seri rekomandimesh të reja, të cilat synojnë të informojnë vendimmarrësit në shtetet anëtare të BE-së, përpara zgjerimit të mandatit të EULEX-it.
AI bën thirrje që hetimi dhe ndjekja penale e krimeve të luftës të jenë prioritet për EULEX-in. Organizata kërkon po ashtu që EULEX-i, në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së, të sigurojë një program efektiv dhe të mirëfinancuar për mbrojtjen e dëshmitarëve – pa të cilën gjë nuk mund të ndodhë ndjekja penale. Amensty International thotë se është e nevojshme që EULEX-i të sigurojë se, “pas largimit eventual nga Kosova”, të mos lërë prapa një sistem të dobët të drejtësisë në vend – ashtu çfarë ka hasur në vitin 2008 – por një sistem të pavarur, të paanshëm dhe efektiv, i cili përfshin prezencën ndërkombëtare, ashtu si dhe hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës nga prokurorët dhe gjyqtarët që punojnë brenda sistemit kosovar të drejtësisë.

AI konsideron se sistemi i drejtësisë në Kosovë, në formën që është tani, është i paaftë për të adresuar në mënyrë adekuate trashëgiminë e mosndëshkimit të krimeve që mbizotëron në Kosovë. “Gati 13 vjet pas përfundimit të konfliktit, kultura e mosndëshkimit, e  inkurajuar nga anëtarët e Qeverisë së Kosovës – vazhdon. Prezenca e vazhdueshme e hetuesve ndërkombëtarë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, posaçërisht në rastet që përfshijnë të pandehur të profilit të lartë qeveritar, mbetet vendimtare në thyerjen e kësaj kulture. Megjithatë, numri i personelit të EULEX-it, i dedikuar për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e krimeve, është joadekuat për këtë detyrë”, thuhet në raport. Sipas tij, sistemi gjyqësor në Kosovë vazhdon të mbetet i dobët, ndërsa vazhdon të ketë shqetësime edhe për pavarësinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si dhe për ndërhyrjen politike. “Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës vazhdojnë të jenë subjekt i ndërhyrjes nga ekzekutivi, si dhe të marrin kërcënime nga shoqëria në Kosovë, çfarë i ndalon të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre të pavarur dhe të paanshëm”, vlerëson AI, duke shfaqur shqetësimin se ndërhyrja në sistemin e drejtësisë nga ana e autoriteteve kosovare, atyre të UNMIK-ut dhe të mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë në Kosovë, ka pasur ndikim afatgjatë në masat për të luftuar mosndëshkimin e krimeve të luftës.
Raporti po ashtu konsideron se “ndikimi i vazhdueshëm dhe autoriteti politik i ish-anëtarëve udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nxitur klimën e mosndëshkueshmërisë”. “Anëtarët e Qeverisë bëjnë rregullisht deklarata, të cilat minojnë ndjekjet penale që bën EULEX-i kundër krimeve të luftës”.
“Pas raportit të Dik Martit dhe publikimeve që kanë pasuar në media, ka prova të pakundërshtueshme, të cilat sugjerojnë se janë ndërmarrë masa nga UNMIK-u, përfshirë shefin e misionit dhe Departamentin e Drejtësisë, për të siguruar moskryerjen e hetimeve, përfshirë ato për krime nën ligjin ndërkombëtar. Këto përfshijnë akuzat kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së”, thuhet në raport. Po sipas tij, ndërhyrja nuk është kufizuar në gjykatat e Kosovës: “Në mars të 2006-ës, Zyra e UNMIK-ut për Çështje Ligjore ka kërkuar të ndërhyjë në lëshimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare të Serbisë, mbi bazën se Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën”, vijon raporti i AI-së, për të vënë në pah edhe 162 ndërhyrje të Zyrës së Shteteve të Bashkuara në raste të caktuara, përfshirë rastin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i akuzuar nga Tribunali i Hagës.
Amnesty International thotë se ka qenë e informuar edhe për intervistat me ish-zyrtarë të UNMIK-ut, për një numër të dosjeve të rasteve, që është “humbur” qëllimisht nga misioni i OKB-së gjatë dorëzimit të rasteve tek EULEX-i.
“Në Kosovë, edhe nën UNMIK-un, edhe nën EULEX-in, të gjitha krimet sipas ligjit ndërkombëtar janë ndjekur dhe vazhdojnë të ndiqen sipas Nenit 142 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë, 1976”, thuhet në raportin e AI-së.
Sipas këtij kodi, kujton AI, mungesa e penalizimit të krimeve kundër njerëzimit ka pasoja praktike: nëse krimi kryhet në kontekstin e luftës, nuk llogaritet krim lufte, por do të hetohet si krim i zakonshëm dhe për këtë arsye i nënshtrohet statutit të kufizimeve.
“Detyra për të hetuar krimet është e përcaktuar me ligjin dhe standardet ndërkombëtare, të cilat janë të zbatueshme në Kosovë, dhe me ligjin e marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, pjesë e të cilave janë të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, thuhet në raport.
Përmbledhja e rekomandimeve
Amnesty International u kërkon shteteve anëtare të BE-së dhe vendimmarrësve të tjerë që në rishikimin e mandatit të EULEX-it 2012-2014, të sigurojnë se EULEX-i:

1. I jep prioritet hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve kundër së drejtës ndërkombëtare, përfshirë:
a)     rritjen e numrit të policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të EULEX-it për çështjen e krimeve të luftës;
b)    ruajtjen e rolit të stafit ndërkombëtar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore deri në trajtimin e personelit profesional lokal;
c)     sigurimin e hetimit dhe të ndjekjes penale të rrëmbimeve të pas-luftës të serbëve, romëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera pakicë;
d)    sigurimin e hetimit dhe të ndjekjes penale të dhunimeve dhe formave të tjera të dhunës seksuale;
e)     heqjen e barrierave për hetime dhe ndjekje të shpejtë penale.

2. Krijon një program efektiv për mbrojtjen e dëshmitarëve, duke përfshirë:
a)     mbështetjen e vendeve anëtare në sigurimin e mbrojtjes së gjatë për dëshmitarët kryesorë në rastet e krimeve të luftës.

3. Merr masa për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjate të sistemit prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë, përfshirë:
a)     mbështetjen e zhvillimit të vazhdueshëm të një trupe kompetente, të pavarur, të paanshme dhe efektive të prokurorëve dhe gjyqtarëve vendorë, me kapacitetin për të ndjekur penalisht dhe gjykuar rastet e krimeve të luftës;
b)    eksplorimin e mundësive për krijimin e një mekanizmi apo institucioni afatgjatë për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, pasi EULEX-i të lërë Kosovën.

Shkalla e krimeve të luftës

Nuk ka vlerësime të sakta të numrit të incidenteve, përfshirë krimet sipas ligjit ndërkombëtar, të cilat kanë zënë vend në Kosovë.
Megjithatë, dihet për më shumë se 13,000 njerëz të vrarë, më shumë se 3,600 të zhdukur apo të rrëmbyer dhe për një numër të panjohur të femrave të dhunuara. Qindra mijëra shqiptarë të Kosovës janë zhvendosur në Shqipëri ose Maqedoni. Pas luftës, shumica e serbëve të Kosovës kanë ikur në Serbi ose janë zhvendosur në enklava. Grupet e tjera të minoriteteve, sidomos romët, janë larguar po ashtu.
Përveç kësaj, shumë fshatra janë shkatërruar, ashtu si dhe ndërtesa civile dhe fetare. EULEX-i, sipas AI-së, trashëgon 1,187 raste të krimeve të luftës, të cilat nuk janë hetuar nga UNMIK-u. Edhe pse shumë nga këto raste përfshijnë viktima të shumta, marrë parasysh shkallën e raportuar të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, ky numër mund të përfaqësojë vetëm një shifër minimale të krimeve nën ligjin ndërkombëtar, që kanë zënë vend në Kosovë, thotë AI.
Organizata thotë se nuk është në dijeni për ndonjë skemë të UNMIK-ut, EULEX-it apo autoriteteve kosovare, e cila përcakton shtrirjen e plotë të krimeve.

*Amnesty International vë në dukje se nuk ka asnjë pozicion në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. (Rel)

Votoni këtë tekst
0

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera ngaGlobi
Previous
image
PKK-ja sulm në Turqi, vriten 2 policë dhe plagosen 15 të tjerë
Të paktën dy policë janë vrarë dhe 15 persona të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të kryer mëngjesin e sotëm nga ana e pjesëtarëve...
image
Në Turqi arrestohet shqiptari i cili ka punuar si profesor universitar
Policia turke mbrëmë në Ankara e ka arrestuar profesorin universitar shqiptar Marjus Hoxha, 30 vjeç, në universitetin "Zirve", nën akuzën se ka bindje gyleniste (mbështetës...
image
Reuters: Turqia kërkon arrestimin e gazetarit Berat Buzhala
Ambasada turke në Prishtinë raportohet t’i ketë kërkuar qeverisë së Kosovës ndëshkimin me burg të gazetarit nga Kosova, Berat Buzhala për shkak të komenteve thumbuese...
image
Arrijnë në Kosovë familjarët e viktimave të Munihut
Familjarët e tre viktimave që humbën jetën nga sulmi i së premtes në Munich të Gjermanisë, janë mbledhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”...
image
Të vrarët në Munih varrosen në Kosovë
Trupat e tre të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Munich të Gjermanisë, të premten, pritet që brenda kësaj jave të...
image
Sulm me hanxhar në Gjermani, një i vrarë dhe 2 të plagosur
Një grua është vrarë ndërsa të paktën dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm me hanxhar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të...
image
Tre shqiptarë të vrarë në sulmin terrorist në Munih
Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja janë tre kosovarët e vrarë në sulmin terrorist në Munih. Dijamant Zabërgja ishte vetëm 21 vjeç, Armela Segashi...
image
Nëntë të vdekur në sulmin në Munih
Nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa 16 janë plagosur gjatë sulmit në qendrën tregtare në Munih, deklaroi shefi i policisë në qytet Hubertis Andere. Ai shtoi...
image
Parlamenti shqiptar unanimisht i miratoi reformat në drejtësi
Kuvendi i Shqipërisë mbrëmë rreth orës një pas mesnate me konsensus absolut i miratoi reformat në drejtësi, që ka qenë kushti kryesor për afrimin e...
image
Mustafa: S’ka marrëveshje të re për demarkacionin, s’mund ta shpallim prapë pavarësinë
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka hapësirë për një marrëveshje të re për demarkacionin, pasi që sipas tij, nuk ka as...
image
Rama konfirmon arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi
Pas kreut të opozitës Lulzim Basha që foli për arritjen e konsensusit për miratimin e reformës në drejtësi, është kryeministri Rama që konfirmon këtë zhvillim...
image
Vuçiq: Me shqiptarët do të jetojmë edhe 1000 vjet, s’duam luftë
Sipas tij, çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është edhe çështja më e rëndë e Marrëveshjes së Brukselit, por që nuk...
image
Një afgan i armatosur me sëpatë ka sulmuar udhëtarë në një tren rajonal në Gjermani
Të paktëm 15 persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi nga një me sëpatë në trenin e linjës Vurcburg-Hajdingsfild në jug të Gjermanisë,...
image
Qëllohet në kokë nënkryetari i Sislit në Turqi
Një person i panjohur ka qëlluar në kokë nënkryetarin e distriktit Sisli të Stambollit të hënën dhe është në gjendje kritike, ka njoftuar televizioni NTV. Nuk...
image
Kerry e Vuçiq bisedojnë për marrëdhëniet Kosovë – Serbi në Bruksel
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Bruksel do të bisedojë me sekretarin amerikan të Shtetit për, siç njoftojnë medie serbe, “hapat e dëshirueshëm e...
Next
Arkivi
first first Korrik, 2016 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Arkivi sipas gazetareve
Tag
Ska asnjë tag