Gjykata Supreme në vazhdimin e sotëm të seancës së përgjithshme nuk mori vendim për referatin rreth çështjes juridike “nëse provat të cilat janë siguruar në mënyrë të paligjshme mund të përdoren si dëshmi në procedurë gjyqësore”. Nga Gjykata Supreme për MIA-n konfirmuan se debati lidhur me këtë pikë është shtyrë në kohë të pacaktuar. Lidhur me çështjen juridike për “kompetencën për parashtrimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë” në seancë është miratuar nisma për përdorimin e marrjes së qëndrimit parimor, po ai nuk është miratuar.