Ish kryeministri malazez Milo Gjukanoviq e akuzoi Rusinë për politikë destruktive në Ballkan pas “tentativës së penguar për rrëzimin e qeverisë së tij properëndimore”. Gjukanioviq, i cili u tërhoq pas konfirmimit për “komplot prorus” në tetor me qëllim që “të pengohet vendi që të inkuadrohet drejt NATO-s, deklaroi se Moska “ka mobilizuar një sasi të madhe materiali destruktiv për Malin e Zi”. Ai theksoi se grupet opozitare proruse në Malin e Zi “kanë dashur që të formojnë qeveri të re marionetë, e cila do të shërbejë vetëm në interesat e Moskës”. Prokurorët malazezë e akuzuan Rusinë dhe operativët e saj nga shërbimet sekrete për planifikimin e “tentativës për grusht shtet”, i cili ndër të tjerash ka përfshirë edhe planin për vrasjen e Gjukanoviqit. Kremlini e përgënjeshtroi se ka marrë pjesë në ndonjë komplot për grusht shtet.