Forma e jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon tek Roma ka bërë që Mohamed Salah të bëhet shënjestër e klubeve të mëdha evropiane. Përfaqësuesin egjiptian e duan mbi të gjitha klubet angleze, të cilat qëndrojnë më mirë financiarisht.
24-vjeçarit ia ka vënë syrin Liverpooli, i cili e do në ekip për sezonin e ardhshëm, raporton zeri.info. Ekipi “Merseysider” fillimisht ishte munduar ta transferonte Salah në janar të vitit 2014, por në fund nuk ishte bërë asgjë. Salah mund t’i kryente shumë punë ekipit të Jurgen Kloppit, pasi nga “Anfield Road” mund të largohet Daniel Sturridge. Mbetet të shihet gjatë verës nëse do të ketë diçka më konkrete në këtë aspekt. Sulmuesi i krahut ka luajtur edhe më parë në Premierligë, në fanellën e Chelseat, ku nuk kishte lënë gjurmë.