Aktivitetet ditore shpeshherë janë pre e kohës së kufizuar, dhe si pasojë sjellin shëndet të keq te ne. Nganjëherë ne veprojmë shpejt, për të përfunduar një punë dhe nuk e llogarisim dëmin që e shkaktojmë vetë. Këtu do të flasim për disa nga këto aktivitete tona me të cilat e rrezikojmë shëndetin.
TESHTIMA. Zakonisht, ne teshtijmë kur pasazhet e hundës tonë mbushen me shumë mikrobe dhe pluhur, të cilat na irritojnë. Teshtitja është mënyra e reagimit të trupit për ti hequr këto plehra. Mirëpo kur ne mundohemi ta ndalim atë i rrezikojmë vetes shëndetin. Duke e ndalur teshtimën ne rrezikojmë një pëlcitje në vesh, por edhe nga nja një sulm në zemër.
GJUMI. Hulumtimet e fundit kanë treguar se nëse ne flemë më shumë se 9 orë, gjumi paraqet rrezik të njëjtë për shëndetin sikur të pimë duhan. Gjithashtu ata që flenë shumë priren për një vdekje të parakohshme. Mirëpo të njëjtat probleme do t’iu qasen nëse fleni më pak se 7orë.
DUSHI. Larja e trupit aq sa është e domosdoshme është edhe vdejkeprurëse. Vetëm në Amerikë çdo vit vdesin mbi 35 persona si pasojë e efektit negativ që sjellë uji i nxehtë. Larja e përditshme ka efekte anësore te trupi ynë, si në organizëm ashtu edhe lëndime fizike trupore, plasaritje etj.
TAKAT E LARTA. Takat e larta përveç që sjellin vështirësi në ecje te femrat ato gjithashtu i deformojnë gishtat e këmbës, dhe si pasojë e rëndë, shpeshtësia e shfrytëzimit të tyre sjell edhe pasivitet te e tërë këmba. Pra, pasivizim i këmbës, gjë që kërkon edhe përdorimin e karrocës invalidore.
USHQIMI. Ushqimi i shpejtë nuk është i mirë për shumë arsye. Fillimisht duke u nisur nga përgatitja e tij që rrumbullakon dy deri në tre minuta por edhe se produktet që futen në bukë qëndrojnë për një kohë përgatitura jashtë deri sa t’u vijë radha për përdorim. Ushqimi i shpejt shkakton helmim në organizëm si dhe duke i konsumuar çdo ditë rrezikohet jeta nga një sulm në zemër